• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj apel banorëve pas përmbytjes: Zhvendosuni përkohësisht në qendrat e pritjes

by Java News
24/09/2019 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është rikthyer në zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit, ku përfshihen fshatrat Bodinak, Karpen, Karreç dhe Bilalas të bashkisë Shijak.

Lleshaj shoqërohej nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe pushtetit lokal, dhe me këtë rast shpërndau disa pako me ushqime dhe veshmbathje për familjet më në nevojë.

Ndihmat e shpërndara janë kontribute vullnetare të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të Ministrisë së Brendshme.

Me këtë rast, Lleshaj apeloi për familjet që kanë banesat më të dëmtuara, të zhvendosen përkohësisht në qendrat e përkohshme pritëse dhe Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

Ministri Lleshaj u shpreh se “pas disa vizitave të para që zhvilluam në disa prej familjeve të prekura rëndë nga tërmeti në zonën e Shijak – Maminas, kemi ardhur bashkë me drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme për t’i parë edhe njëherë tjetër, por edhe për të shpërndarë disa ndihma, të cilat u mblodhën në mënyrë vullnetare nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, me qëllim që të lehtësojmë sadopak dhimbjen dhe problematikën e madhe që ka prekur këta banorë.

Sigurisht kjo është një çështje emergjente dhe këto janë ndihma emergjente, por si zgjidhje përfundimtare që duhet të pasojë, ka nevoja të mëdha për evakuim, për një pjesë të familjeve, të cilat janë në shtëpitë e shkatërruara plotësisht si kjo që jemi këtu.

Unë ftoj qytetarët, të cilët ndodhen në kushte të tilla, të mundohen të gjejnë mundësi për të bashkëpunuar dhe për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi krijuar në Durrrës.

Unë e di që kanë probleme, kanë bagëti, kanë materiale por më e rëndësishmja nga të gjitha është të garantojmë sigurinë e këtyre qytetarëve.

Kështu që u bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që janë në kushte të ngjashme me këtë familje këtu, të bashkëpunojnë për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi ndërtuar!”/l.m

Next Post
Britania e Madhe/Johnson premton amnisti për emigrantët që në fjalimin e parë në parlament

Boris Johnson kërkoi të pezullonte Parlamentin, Gjykata Supreme rrëzon vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
Lirohen 100 milionë fuçi nafte, Von der Leyen përshëndet vendimin e G7-ës: Shmanget ndalimi i eksporteve dhe koordinimi për rezervat

Von der Leyen në Tiranë, Muçi: Shqipëria rrezikon të jetë anëtare e kategorisë së dytë të BE

October 2, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com