Shqipëria pret në “Air Albania” Armeninë në miqësoren e fundit të këtij viti.
Edi Reja kërkon ta mbyllë me të paktën një fitore këtë vit dhe kështu në formacion ka zgjedhur që të aktivizojë disa nga lojtarët më të mirë në dispozicion dhe gjithashtu dy lojtarë që luajnë në Superiore.
Shqipëria vjen me rreshtimin 3-5-2, teksa në majën e sulmit do të jetë dyshja Skuka-Muçi.
LIVE SHQIPËRI-ARMENI 1-0
28′ Skuka
KOMENTI LIVE:
28’ GOOOL SHQIPËRIA! Asllani jep një pasim perfekt për Çokajn i cili ul topin për Skukën. Ky i fundit nuk gabon me gjuajtjen e tij dhe kalon në avantazh kuqezinjtë.
24’ Harutjunjan provon të gjejë në befasi Berishën me një gjuajtje nga mesfusha, për fat topi përfundon jashtë katërkëndorit të portierit i cili kishte dalë nga zona.
19’ Aksion i shpejtë i kuqezinjve në krahun e djathtë. Asllani pason për Laçin i cili gjuan por sheh mbrojtjen armene që ndalon topin. Më pas është Skuka i cili tenton menjëherë portën por nuk gjen katërkëndorin.
17’ Biçakçian merr topin në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, e cila për fat përfundon jashtë katërkëndorit të Berishës, jo larg shtyllës në të djathtë të Berishës.
13’ Miqtë marrin iniciativën në këto minuta me aksione nga krahët duke kërkuar të gjejnë të çara në mbrojtje.
9’ Pas një harkimi nga e djathta, Laçi gjuan me kokë por portieri i armenëve devijon topin i cili më pas ndalet nga shtylla.
4’-7’ Skuka shpërthen në zonë pas një asisti perfekt të Asllanit, ndërhyrja e një prej mbroktësve bën që ai të rrëzohet në tokë. Gjyqtari bën shenjë që ndeshja të vazhdojë rregullisht. Por pastaj sinjalizohet në mënyrë të papritur se mund të shohë pamjet me VAR dhe pas vëzhgimit në fund bën të qartë se i qëndron vendimit të parë dhe nuk ka penallti.
1’ Fillon dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Mihaj, Kumbulla, Bajrami, Hadroj, Laçi, Asllani, Çokaj, Lenjani, Skuka, Muçi.
Trajner: Edi Reja
ARMENIA: Buçnev, Voskanianian, Harojan, Mkritçjan, Grigorjan, Hartjunjan, Dashjan, Hovhanisjan, Bçakhçjan, Babajan, Shaghojan.
Trajner: Roman Berezovski
Gjyqtar: Aleksandër Starev (Maqedoni e Veriut)
Asistentë: Goce Petrevski, Kushtrim Lika
Gjyqtar i katërt: Eldorjan Hamiti
VAR: Kreshnik Bajramaj, Florian Lata