• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca për Veliajn/ Rusmali kritikon vendimin e GJK: Po vendosni fatin e një akti administrativ, nuk ua lejon Kushtetuta

by Os De
31/10/2025 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Rusmali, këshilltar i Presidencës, ka mbajtur fjalën në seancën e Erion Veliajt. Përpara trupës gjykuese ai theksoi se Kushtetuesja nuk mundet të marrë një vendim për shkarkim pasi qëndron jashtë kompetencave të Kushtetueses. 

“Si përfaqësues të Presidentit të Republikës, pretendimi ynë është që dekreti i presidentit të Republikës, ka qenë kushtetues më datë 1 tetor të këtij viti ku presidenti nxori dekretin për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë Tiranë dhe ngelet i tillë edhe sot për shkak se ka qenë kushtetues atje në atë datë. 

Sa i përket vendimit tuaj në raport me kërkesën tone, për ne është me rendsi që ju nuk thatë se dekreti nuk është administrativ, nuk ia ndërruat natyrën dekretit. Shohim disa probleme të vogla që mund t’iu shqetësojnë dhe ju. 

Është normale që shumicën e çështjeve që vihen përpara Gjykatës Kushtetuese të gjendet një lidhje me aktet zbatuese. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve, ju mund të ndodheni para situatës ku ju të jepni ose hiqni leje legalizimi, leje ndërtimi, autorizimet për të pastrehët apo akte të tjera administrative. Kjo është e rrezikshme pë Gjykatën Kushtetuese sepse e nxjerr atë jashtë funksionit të vet kushtetues. 

Në fund të ditës do detyroheni të merrni një vendim me këtë akt adminsitrativ në raport me dekretin. Do përballeni me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e një akti adminsitrativ kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë. Kushtetuta ka autorizuar Gjykatën Kushtetuese që të marrë dhe shqyrtojë vetëm dy akte administrative, njëra është për aktin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe për aktin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur të qeverisjes vendore në rastet kur kryhen shkelje të rënda të ligjit. Këtë ka autorizuar Kushtetuta. 

Pse nuk ka një kompetencë të posaçme që përcakton eksluzivitetin e Gjykatës Kushtetuese për të marrë në shqyrtim dhe për të gjykuar në themel lidhur me dekretet e Presidentit të Republikës? 

Nëse nuk është kjo gjë do të thotë që kompetencën nuk e kemi”, tha Ilir Rusmali, këshilltar i Presidencës. 

 

Next Post
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

SPAK: Drejtësia që tremb bandat, por përkëdhel sistemin

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 months ago

    Hik,Hien qe perdoresh,per pake gje,ty sty vjen turpe,i emruari presidente,sic eshte vete i pa afte,e bythec i k/hajdutit,ti personalisht,je kthyer ne bythec,i bythecit.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In