• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

by Jakin Marena
16/04/2026 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Nuk duam të akuzojmë Prokurorinë e Posaçme se po vepron me standard të dyfishtë në lidhje me hetimet e çështjeve të ndryshme penale, sidomos kur bëhet fjalë për akuzat ndaj zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë!

Përkundrazi, jemi konsistentë në qëndrimin tonë në mbështetje të pashtershme ndaj SPAK, me atë takatin tonë e garantojmë këtë mbështetje, për të mos qënë asnjëherë pengesë apo dhe anatemues ndaj punës së prokurorëve të posaçëm!

Ndoshta ne populli i thjeshtë i këtyre anëve, që nuk kemi dhënë ‘prova’ se mund të lëvizim brenda ‘kuadrantit’ të vendosur nga SPAK për të shpërndarë lajme në publik sipas terezisë së tyre, u dukemi edhe si ‘miza’ këtyre prokurorëve të posaçëm, të cilët me sa thonë janë të bindur se kanë vendosur një ‘stekë’ tepër të lartë për të gjithë ata zyrtarë e ish zyrtarë shqiptarë, të cilët nëse duan të përballojnë akuzat në drejtim të tyre, duhet që ta kapërcejnë pa prekur ‘stekën’! Por dhe për ne, që merremi që herët me këtë zanatin e vjetër të të shkruarit, që të matemi mirë kur të hyjmë nëpër këto debatet e ‘nivelit të lartë’!

Nuk jemi të bindur në fakt, nëse e kapërcejnë dhe vetë këta prokurorët e SPAK këtë ‘stekë’, nëse ndonjë ditë të zakonshme në këtë vend, do t’ju duhet që të përballën edhe vetë ata me këtë lartësi ‘kërcimi së larti’, pavarësisht se deri në këto momente këta përfaqësues të drejtësisë së re vijojnë të qëndrojnë në cakun e paprekshmërisë dhe të mosdhënies së llogarisë ndaj askujt! I zgjidhin gjërat brenda ‘fisit’, unë të kontrolloj ty, ti mua dhe në fund të herës mbetemi të gjithë jashtë kontrollit! Duke vazhduar deri ditën kur politika të gjejë ndonjë hartues tamam legjislacioni, të hajrit e pa konflikt interesi, për të bërë këtë ndarjen e punës prokuror-gjykatës!

Për hir të së vërtetës, ajo që mund të themi është se, aq të ndjeshëm janë në kritika, qoftë dhe në sensin pozitiv, sa edhe përballë Krishtit e Muhametit, të kritikueshëm dhe këta përfaqësues të vetëm të Zotit mbi tokë, prokurorët e posaçëm ‘qëndrojnë’ një shkallë në lart në ‘hierarkinë’ e të qenit të paprekshëm! Me një fjalë, sipas gojëve të liga, u duket vetja zot mbi të gjithë zotërit, dhe ky është me të vërtetë një lajm jo fort i mirë, pasi nuk jemi solidarë në përpjekjet e tyre për të qënë në një pozicion aspak të lakmueshëm në raport me ne vdekatarët! Deri tek “Shën Pjetri’ që vendos kush shkon në ferr (burg) apo kush shkon në parajsë (liri) i pranojmë pa kontestime, por ama të dalin mbi Krishtin e Muhametin, vështirë ta konceptojë njeri! Por le ta jetojnë ëndrrën, ua ka dhënë vetë politika shqiptare këtë aset dhe ata ta shfrytëzojnë në maksimum hapësirën!

Duke iu rikthyer shqetësimit të ngritur që në krye të herës, në lidhje me standardin e dyfishtë që ne na duket se po aplikohet në raport me hetimin e akuzave të rënda që kanë marrë përsipër, ajo që duam të evidentojmë është sjellja e prokurorëve të posaçëm në raport me hetimin e vrasjes së katër demonstruesve të opozitës më 21 janar 2011 nga ana e Gardës së Republikës! Kjo ngjarje ka ndodhur 15 vite më parë e akoma dhe sot e kësaj dite, megjithëse kanë kaluar 2 vite e gjysmë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut dhe 2 vite nga Gjykata e Lartë, të cilat urdhëruan zbulimin e përgjegjësve të vërtetë të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, në SPAK akoma nuk ka një raport përfundimtar të këtyre hetimeve.

Ne i mirëkuptojmë prokurorët e SPAK në mungesën e dëshirës nga ana e tyre për të hetuar këtë dosje të rëndë, një ‘patate e nxehtë’ në dorën e tyre dhe mbi të gjitha dhe për shkak se emri kryesor si aktor në këtë ngjarje të rëndë është kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, të cilit nuk guxojnë as t’i zënë në gojë emrin, paçka se kreu i PD merret çdo ditë me ta, me libër shtëpie madje! E themi këtë sepse SPAK nuk e dëshironte ta hetonte këtë dosje, madje e quante të mbyllur. Vetëm Strasburgu e riktheu dhe njëherë për hetim për shkak të kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, dhe ishte Gjykata e Lartë ajo që me detyrim përcaktim ia la në dorë Prokurorisë së Posaçme për ta hetuar, kopsitur dosjen dhe dërguar në gjykatë për gjykim!

Por ama do të donim që përkushtimi i SPAK për ’21 janarin’ të jetë të paktën deri në gjysmën e shpejtësisë së hetimit të Ballukut apo të Veliajt! Pasi na duket sikur askush nuk po merret me këtë dosje, as pas dorëzimit të kasetës origjinale me audio-përgjimin e ditës së 21 janarit 2011, për të evidentuar përmes ekspertizës ndoshta dhe jashtë vendit se kush ka qënë urdhërdhënësi për këto vrasje makabre! Pasi, edhe nëse nuk del qartë zëri i urdhërdhënësit, marrja e urdhërit mund të verifikohet, pasi ka pasur një ‘si urdhëron zoti…’! Megjithëse dosja është thuajse e zbardhur nga ana e Gjykatës së Strasburgut, ende nuk ka një hetim real për këtë çështje!

Zvarritjen e hetimit të ’21 janarit’ nuk po e themi ne, por atë e ka paraqitur si shqetësim Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili është jurist i vjetër dhe e njeh këtë çështje me detaje, për shkak të hallit që ka por dhe formimit juridik që ka! Për Mark Nikën, ka një mungesë vullneti në Prokurorinë e Posaçme për të avancuar me hetimet për këto vrase, çka e ka detyruar atë që t’i drejtohet pikërisht Parlamentit, teksa sipas mediave i ka dorëzuar një kërkesë kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, si një mundësi për ta shtyrë përpara këtë hetim që për të ka ngecur në vend që në krye të herës!

Duke qënë se të paktën formalisht, Kuvendi është institucioni në të cilit raporton SPAK, xhaxhai i Aleks Nikës, në kulmin e mungesës së besimit dhe të dëshpërimit i ka kërkuar Ballës ndihmën e legjislativit për të ndikuar te Prokuroria e Posaçme ligjërisht për përshpejtimin e këtyre hetimeve, qoftë edhe me një rezolutë e miratuar në Kuvend në fund të herës, si një thirrje për prokurorët e SPAK për të hetuar këtë krim të rëndë shtetëror që do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.
Mark Nika me zemër të thyer mësohet të jetë shprehur se nuk po zbatohen kërkesat e Strasburgut dhe ato të Gjykatës së Lartë që e urdhëruan zbardhjen e rolit të zinxhirit komandues ka detyrimin ligjore e kushtetues të ndërhyjë, pasi është i vetmi institucion i lartë i shtetit që mbikëqyr SPAK-un në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ngritja e shqetësimit të familjarëve të Aleks Nikës tek ligjvënësit vjen pas një përpjekje tjetër të tyre, të cilët disa javë me parë, përmes xhaxhait, Mark Nika realizuan një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho, të cilit ia paraqiti në zyrë shqetësimin se çështja është duke u zvarritur dhe se ende sot pas 15 vitesh nuk janë thirrur as për t’u pyetur të gjithë personat që kanë dijeni. Mes të cilëve Sali Berisha dhe Lulzim Basha, asokohe, përkatësisht kryeministër dhe ministër i Brendshëm, të cilët që nga nëntori i vitit të kaluar kur kanë qënë për këtë çështje në SPAK, nuk janë dëgjuar më! Madje për habi nuk pati ‘rrjedhje’ informacioni për këto senca pyetjesh tek gazetarët e SPAK, siç ndodh me këto dosjet e tjera! Por këta të majtët janë të urtë, mbajnë!

Nuk e dime se si do të vijojë hetimi i mëtejshëm i vrasjeve nga shteti të 4 demonstruesve të opozitës më 21 janar 2011, a do të vihen përballë drejtësisë për të marrë atë që u takon ata të cilët dhanë urdhërin për këtë krim shtetëror, në një kohë sa më optimale ligjore! Nga ana tjetër, parë dhe nivelin e lartë të shqetësimit e të dëshpërimit të familjes së Aleks Nikës për zvarritjen e kësaj çështjeje nga ana e SPAK, përtej dhe logjikës njerëzore përpos asaj ligjore, ajo që mund të pyesim është se a do të vazhdojë më tej të mbajë durimi i tyre?!

Next Post
Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni që transmeton në gjuhën iraniane

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni që transmeton në gjuhën iraniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar!

June 2, 2026
“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

June 2, 2026
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

June 2, 2026
Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

June 2, 2026
Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

June 2, 2026
“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

June 2, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

June 2, 2026
“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

June 2, 2026
Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

June 2, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In