• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK dhe GJKKO po sfidojnë Gjykatën e Strasburgut për 21 Janarin

by Mero Baze
16/04/2026 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga personat ende të padorëzuar në betejën për dënimin e vrasjeve të 21 Janarit, i ka kërkuar sot Kuvendit të Shqipërisë të shprehet me një rezolutë për nevojën e shtrirjes së hetimeve, të një prej vrasjeve politike më të dokumentuara në glob, kryer para kamerave dhe syve të miliona njerëzve.

Kërkesa reflekton dëshpërimin e një njeriu i cili ka 15 vite që endet dyerve për të marrë drejtësi për vrasjen e familjarit të tij, të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pafajshëm më 21 Janar 2011, përballë zyrës së kryeministrit Sali Berisha. Mbi të gjitha, kërkesa reflekton parandjenjën e tij se SPAK po përpiqet ta arkivojë çështjen me procedura për tejkalim afatesh apo akte të tjera proceduriale, për t’i ikur përballjes së Sali Berishës me drejtësinë.

Për hir të së vërtetës, SPAK ka qenë i sinqertë që në fillim të rihapjes së këtij procesi, që ai të mos hapej; madje ka bërë dhe presion në Gjykatën e Lartë që të mos e rikthente çështjen për rigjykim. Por Gjykata e Lartë ishte e detyruar nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut, e cila i konsideron vrasjet e 21 Janarit krim shtetëror që duhet të gjykohet si i tillë.

Ky, në fakt, është rasti i vetëm që kemi për drejtësinë e re, e cila nga një anë përpiqet të mbrohet me mbështetjen “evropiane” apo “amerikane” kur bën veprime represive dhe konverton pushtetin e drejtësisë në një lloj pushteti personal të prokurorëve, dhe nga ana tjetër, për të vetmen direktivë juridike perëndimore nga gjykata më e rëndësishme në botë për të drejtat e njeriut, heziton të zhvillojë një proces që të përmbushë rekomandimet e Gjykatës Evropiane të Strasburgut.

Për drejtësinë tonë, “Evropa” është Gjykata e Strasburgut. Për politikën tonë, Evropa është Parlamenti Evropian dhe Komisioni. Propaganda politike apo spekulimet me mbështetje politike janë çështje lobimesh dhe ndonjëherë edhe çështje e cekësisë me të cilën një politikan evropian shikon zhvillimet në Shqipëri. Gjykata Evropiane nuk është politike, por profesionale. Ajo ka rekomanduar që ai krim të hetohet si krim shtetëror, dhe nëse SPAK dhe GJKKO ngelen në këtë provim, ajo në fakt ka humbur arsyen përse është krijuar, pasi ka humbur shansin të identifikohet me standardin evropian të drejtësisë.

Me standardin evropian të politikës ka kush të identifikohet. Kemi qeverinë, opozitën, politikanët e rinj, shoqërinë civile etj. SPAK dhe GJKKO në fund do gjykohen jo sa deklarata kanë bërë ambasadorët për ta në Tiranë, se atëherë do t’u kemi harruar edhe emrat e fytyrat ambasadorëve që vijnë, shëtisin dhe ikin nga Shqipëria, por sa vendime të tyre janë në një frymë dhe një standard me drejtësinë evropiane. Dhe standardi i drejtësisë evropiane është Gjykata e Strasburgut. Deri tani, së paku tre çështje që janë të drejtësisë së re aty janë humbur me shpejtësi.

Fakti që xhaxhai i Aleks Nikës thotë se ka nevojë për një rezolutë të Kuvendit ku të shprehet vullneti politik për t’u hetuar 21 Janari, tregon se ai ka kuptuar që SPAK nuk do ta hetojë dhe gjykojë Sali Berishën për një krim ku provat janë në dritë të diellit. Tani ka pak rëndësi nëse Kuvendi bën apo jo një deklaratë të tillë, pasi edhe po e bëri do dalë Berisha dhe do ta quajë presion politik, por ka shumë rëndësi të kuptojmë se në të vërtetë beteja e Berishës me SPAK dhe drejtësinë e re po funksionon, duke i poshtëruar, duke i linçuar dhe në fund duke i nënshtruar që të mos guxojnë ta gjykojnë, jo më për ato që ka vjedhur, por as për ata që ka vrarë se e pengonin për të vjedhur.

Dhe nëse kjo ndodh, është si ajo pika që derdh gjithë gotën. Reforma në drejtësi thjesht bëhet e padobishme, pasi prokurorët dhe gjykatësit bëjnë politikë sikur janë këtu të dërguar të BE dhe SHBA, ndërsa Gjykata e Strasburgut injorohet sikur të jetë gjykatë “e korruptuar”, siç thonë në korridoret e SPAK.

Next Post
Sejko takim me shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë: Politika monetare e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve

Sejko takim me shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë: Politika monetare e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve

Comments 1

  1. Leka says:
    2 months ago

    Mero a jane te njejtet prokurir dhegjykates qe ishin dhe para vetingutA nuk ishin keta prokuror dhe gjykates qe kane pasur te njejtat dosje qe po i zvarrisin . Kush i zgjodhi keta prokuror te Spakut dhe gjygjtaret e GjKO ? A nuk i zgjodhen po prokurir dhe gjykates te KLP dhe KLGJ ? Keta nuk perfaqsojne sovranin por lobimet e politikes e cila dhe ajo nuk perfaqson popullin por interesat e tyre. Pse nuk zgjidhen direkt nga populli me referendum si SPAK dhe GJKO! Ta shihni qe asnje nga jeta nuk do jene antar te organeve te posacme . Te votojme si ne USA ku prokuriret dhe gjykatesit i zgjedh populli ndryshe sic po shihet reforma po deshton keq e me keq me aneshmerine i gjykimit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, Rama: Ndërtesa ka probleme serioze, do ta transformojmë duke ruajtur identitetin e saj

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, Rama: Ndërtesa ka probleme serioze, do ta transformojmë duke ruajtur identitetin e saj

June 2, 2026
Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

June 2, 2026
BBC: Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por Irani nuk do të tërhiqet

BBC: Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por Irani nuk do të tërhiqet

June 2, 2026
Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari

Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari

June 2, 2026
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit

June 2, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

June 2, 2026
Donald Trump shpall armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por luftimet vazhdojnë në Liban

Donald Trump shpall armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por luftimet vazhdojnë në Liban

June 2, 2026
Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

June 1, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In