LIVE-Fjala e kryetarit të PD-së, Basha: PD-ja, sot e la pas Berishën dhe të gjithë aksionin e tij

Kryetari Basha po u flet gazetareve per protesten e sotme dhe konfimoi ndarjen perfundimtare me Berishen dhe Berishizmin. LIve ai po tregon sesi do te jete tashme PD pa kete trashegimi qe e ka demtuar. Për të kurorëzuar aksionin e tij personal, tha ai e demtoi si pakkush PD. “Sikundër e kemi thënë, ajo që nisi prej kohësh e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajm i mirë është fakti që shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për tu bërë pjesë e skenarit të dhunës, për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e di çdo kush me sy në ballë. Në këtë betejë ai nuk kursen askënd përveç vizitës së tij. Lajm i mirë është braktisja totale. Dëshpërimin nuk kam pse ta them sepse e keni parë nga fytyra e tij. Për fat të mirë asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua”, u shpreh ai.

Bashaa

“Nuk pranon rregullat demokratikë, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk certifikohej në gjykatë, urdhëroi këtë proteste. Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA. Dua tju them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha i ka bërë kësaj partie, dëmin më të madh, i ka dhënë mundësinë demokratëve që të shkëputen njëherë e mirë nga trashëgimia”, tha Basha.

Basha u shpreh se dita e sotme ishte paralajmeruar si nje dite e pushtimit te selise se demokrateve, por qe Berisha nuk ia arriti dot.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë të selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij dhe hallin e tij personal. Si kundër e kam thënë prej kohësh. Lajm i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk ju përgjigjen thirrjes së Berishës për tu bërë pjesë e skenarëve të dhunës. E braktisën, sic e kanë braktisur.

Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër, përveç vetes së tij.

Lajmi i parë i mirë është braktisja e tij totale. Për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk iu realizua.

Për fat të keq u përballëm me një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës.

Dua të falënderoj edhe ata të cilët për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka që do të ndize diçka për Shqipërinë.

Të gjithë kritiket e mi, dua ti falënderoj për braktisjen që i bënë. Ata e kuptuan sot planin e vërtetë të Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë, kur shikon që ata 500 njerëz, protagonistë ishin një grup kriminelesh të përgatiturat për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e demokratëve në një plan të organizuar dhe jetësuar nga Berisha”, tha Basha.

Media tregon interiorin e shkaterruar te selise se PD

Nderkohe media pas një pritjeje të gjatë për shkak të hetimeve të prokurorisë, eshtë lejuar të hyjë në selinë e PD. Ata jane shoqëruar nga kryedemokrati Basha, i cili tregon pasojat e protestës së dhunshme

Kryedemokrati ka shoqëruar vete përfaqësuesit e medias, operatorë e gazetarë, për të filmuar pasojat e dhunës që la pas sot protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.  Basha u ka treguar ambientet e shkatërruara të selisë blu me xhama të thyer, dyer e karrige të hedhura në tokë dhe ku çdo pajisje ka dalë jashtë funksionit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com