• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LISTA: Beteja Basha-Berisha! Deputetët që përcaktojnë shumicën, 11 prej tyre iu bashkuan foltores, mbi 20 pro kryedemokratit

by
22/11/2021 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja e nisur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës tashmë është kthyer në një ‘matje muskujsh’ se cili prej tyre gëzon mbështetjen më të madhe të demokratëve.

E ndërsa dy raundet e kësaj beteje, pritet të jenë 11 dhe 18 dhjetori, dy data të caktuara prej Berishës dhe Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, kalkulimet kanë nisur të bëhen.

I pari që foli me gjuhën e shifrave ishte Sali Berisha i cili deklaroi se kishte 4200 firma delegatësh, nga rreth 7650 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, që përbëjnë më shumë se gjysmën e firmave të nevojshme për ta mbledhur institucionin më të lartë të partisë, por edhe kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Po me shifra, PD zyrtare iu përgjigj një javë më parë, kur pas një mbledhje kryesie, 26 nga 38 anëtarë u rreshtuan në krah të Bashës për të mbledhur Kuvendin në datën 18 dhjetor.

Fitorja e dytë me shifra, u deklarua dy ditë më pas nga lidershipi blu kur mbodhi në seli krerët e degëve.  Nga 71 krerë degësh, sipas zërave zyrtarë të partisë, vetëm 5 prej tyre i dolën në krah Berishës.

E teksa datat e Kuvendeve po afrojnë, beteja e radhës është se kush gëzon shumicën në grupin parlamentar. Në më shumë se 20 takime të ‘foltores’, 11 deputetë kanë marrë pjesë, ndërsa me deklarata publike në mbështetje të vendimeve të Lulzim Bashës janë të paktën 20 deputetë.

Rasti më i fundit ishte ai i deputetes së Krujës Merita Bakiu, e cila iu bashkua një takimi me ish-kryeministrin Berisha. Pas publikimit të fotove nga ky i fundit në rrjetet sociale, Bakiu sqaroi se do të pranojë takime me çdo demokrat, por qëndrimi i saj është pro mbajtjes së kuvendit kombëtar të PD në datën 18 dhjetor.

Të mbetur mes deklaratash në mbledhjet e partisë, tek tuk në media në mbrojtje të vendimit të Bashës në emër të marrëdhënies me SHBA, apo në heshtje të plotë, deputetët si Emilja Koliqi, Lindita Metaliaj, Zheni Gjergji, Fatjon Veizaj, Elda Hoti, apo Xhelal Mziu që braktisi foltoren e Berishës duket se do të përcaktojnë se në cilën anë do të anojë peshorja e grupit parlamentar të PD.

Në radhët e deputetëve të PD, ka patur edhe zëra asnjëanës si deputeti Tomorr Alizoti.

Përtej shifrave, ajo që nxorri në pah beteja Berisha-Basha ishin edhe një sërë akuzash e sulmesh personale mes njëri tjetrit. E teksa në sytë e Berishës Lulzim Basha është një lider i thyer e njeri i pabesë që nuk e sjell partinë në pushtet, edhe në retorikën e tij kreu i PD nuk i ka kursyer sulmet, duke thënë se Berisha po përdor demokratët për interesa personale.

DEPUTETËT PRO BASHËS: 

Agron Gjekmarkaj

Alfred Rushaj

Arbi Agalliu

Dashnor Sula

Dhurata Çupi

Enkelejd Alibeaj

Eralda Tase

Ervin Salianji

Ferdinand Xhaferraj

Flamur Hoxha

Flutura Açka

Gazment Bardhi

Grida Duma

Helidon Bushati

Ina Zhupa

Kreshnik Çollaku

Lefter Gështenja

Merita Bakiu

Orjola Pampuri

Sajmir Korreshi

DEPUTETËT PRO BERISHËS:

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Bujar Leskaj

Edi Paloka

Edmond Spaho

Flamur Noka

Isuf Celaj

Luan Baçi

Luçano Boçi

Oerd Bylykbashi

Tritan Shehu

NUK JANË SHPREHUR OSE JANË ASNJËANËS:

Agron Sehaj

Andia Ulliri

Bledion Nallbani

Emilja Koliqi

Fatjon Veizaj

Greta Bardeli

Ilda Dhori

Kasëm Mahmutaj

Kastriot Piroli

Lindita Metaliaj

Elda Hoti

Ramadan Likaj

Seladin Jakupllari

Sorina Koti

Tomorr Alizoti

Xhelal Mziu

Zef Hila

Zheni Gjergji /shqiptarja.com

/b.h

Next Post
Nesër stakohet energjia, OSHEE: Ja zonat e Tiranës që do të preken

OSHEE del me njoftimin: Nesër në këto zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com