• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lirimi i Sotës, PD: Me Ramën kryeprokuror nuk arrestohet asnjë ‘peshk i madh’

by A R
04/01/2018 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirimi i biznesmenit Orest Sota nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda është tregues i marrjes peng të drejtësisë nga kryeministri Rama për opozitën.

Deputeti i PD Edi Paloka, përmes një deklarate nga selia blu deklaroi se Rama po jep një mezah të qartë, teksa e ka quajtur atë “kryeprokurori”.

“Me Edi Ramën kryeprokur është e sigurtë se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë. PD si shumica e shqiptarëve është e bindur se  drejtësia do të jetë e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama”- tha Paloka.

Sipas tij, “vetëm me largimin e Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqiet e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur”.

Deklarata e plote 

Efektet e Edi Ramës kryeprokuror po godasin çdo ditë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë.

Partia Demokratike e ka shprehur shqetësimin e saj që në 22 nëntor, kur paralajmëroi se Edi Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe, nëpërmjet tij, edhe Orest Sotën.

Publikimi në media i pohimit të Ramës para deputetëve socialistë më 21 nëntor, se “gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet”, ishtë mesazh për pengimin e drejtësisë.

Nuk ka njeri sot të besojë që 863 mijë eurot, nuk ishin as për të blerë hekur, as për të blerë ilaçe. 863 mijë eurot janë janë një pjesë e pasurisë kriminale të pronarit të patentave, Saimir Tahirit.

Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre sesi Ministri i Brendshëm ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Materialet audio të publikuara nga portali Politiko.al konfirmojnë:

– se makina e Ministrit të Brendshëm u përdor nga kushërinjtë e tij Habilaj për t’i bërë presion policisë, në mënyrë që ata të punonin të qetë me trafikun e drogës.

– Se Saimir Tahiri e ka njohur italianin, me të cilin punonin Habilajt në Itali.

– Se Partia Socialiste ka blerë vota për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë.

Partia Demokratike fton të gjitha mediat e vendit të vazhdojnë investigimin për çështjen “Tahiri”, pavarësisht pengesave nga Edi Rama. Partia Demokratike fton televizionet kombëtare dhe lokale të publikojnë materialet audio të bisedave të trafikantëve, që kanë patur nën kontroll qeverinë shqiptare për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ne e dime se marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t’i trondisë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës. Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.

Partia Demokratike, si shumica e shqiptarëve, është e bindur se drejtësia do të jetë e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur.

/a.m.

 

 

Next Post
VIDEO/ Liverpool nuk ndalet, fiton me përmbysje përballë Swansea

Juventus pranë akordit me mesfushorin e Liverpoolit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“E di çfarë e pret në Europë”, Hoxha zbulon ‘hallin’ e Ervin Matës pas vendimit në Brazil

July 28, 2026
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

July 28, 2026
Shkeljet në tenderë, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

Shkeljet në tenderë, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

July 28, 2026
Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

July 28, 2026
Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

July 28, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

July 28, 2026
Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

July 28, 2026
I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

July 28, 2026
BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

July 28, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

Zhurmat në bregdet, hyjnë në fuqi limitet e reja për bare, restorante dhe klube nate

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In