• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lirimi i Lulzim Berishës/ Basha i kërkon Ramës: Shkarko Vangjush Dakon

by Java News
15/12/2016 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim  me drejtues të PD dhe anëtarë të këshillit bashkiak të Durrësit për çështjen, Lulzim Berisha. Në përfundim të këtij takimi në një prononcim për mediat Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama që të shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Lirohet nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe terrorizuar qytetarët e Durrësit. Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin, dhe kundër qytetarëve. Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Durrësit, kanë vendosur t’i kërkojnë kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Dakos në përputhje me ligjin. Po kështu i kërkojmë kryeprokurorit të nisë hetimet Dakon. Shoqëritë ku politikën e dominon krimi, janë shoqëritë ku nuk ofrohet zgjidhje, dhe qytetarët i drejtohen emigracionit”, tha Basha.

Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Rama se ka përdorur krimin për të marrë pushtetin, dhe sipas tij “tani krimi po e përdor atë”.

“Përditë dhe më shumë po bëhet e qartë se Rama ka humbur çdo lloj kontrolli mbi institucionet dhe pushtetin e ligjshëm. Rama i përdori kriminelët për të marrë pushtetin politikën, dhe tani kriminelët po e përdorin atë për të fuqizuar pushtetin e krimit. Të dy bashkë janë në simbiozë për të grabitur sa më shumë para. Zgjedhjet e ardhshme do tregojnë se kë përfaqëson Edi Rama.

Duhet t’i bëjmë presion Ramës, për të marrë përgjegjësitë e vendit ku është ulur për të luftuar krimin. Krimi vret njësoj si demokratët edhe socialistët. I bëj thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë, dhe të detyrojnë qeverinë të marrë drejtimin e menjëhershëm kundër krimit të organizuar dhe të ndërmarrë menjëherë zbatimin e dekriminalizimit. Krimi sot është rrezik për të gjithë”, deklaroi Basha.

Takimi i zhvilluar në selinë e PD në qytetin bregdetar, vjen një ditë pas publikimit të investigimit të BIRN, që tregon se Lulzim Berisha u lirua nga burgu me ndërhyrjen e Bashkisë së Durrësit. Sipas këtij vendimi, vetë kryebashkiaku Vangjush Dako kishte dërguar një letër garanci për punësim.

Vendimi për lirimin e Lul Berishës solli reagime të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Kambanë alarmi e cilësoi nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

ma.me

Next Post
Yahoo njofton sulmin mbi 1 miliard profile

Yahoo njofton sulmin mbi 1 miliard profile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In