• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lirimi i hapësirave publike, gazetari: Aksioni duhet të kishte filluar më herët! Akuzat e Ramës për prokuroren e Shkodrës janë…

by E S
08/07/2025 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama të hënën u rikthye sërish në Vlorë ku inspektoi nga afër aksionet për lirimin e hapësirave publike, aksion ky, i cili siç është paralajmëruar prej tij do vijojë deri në fund.

Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se aksioni duhej të kishte nisur disa muaj më parë, por megjithatë lirimi i hapësirave publike është një akt, i cili vlerësohet nga qytetarët.

“Kryeministri Rama është i vonuar me aksionin që po bën për lirimin e plazheve dhe hapësirave publike për pushuesit në sezonit e verës. Sot është data 8 korrik, dhe kjo gjë duhej të bëhej të paktën në fillim të marsit, sepse me klimën shqiptare, sezoni turistik fillon në fillim të prillit, por gjithsesi kjo është gjë e mirë”, theksoi ai.

Ai komentoi dhe përplasjen e fundit të kryeministrit Edi Rama me Prokurorinë e Shkodrës, për vendosjen e disa kabinave në zonën turistike të Thethit.

Kryeministri Rama hodhi akuza ndaj prokurores Elsa Gjeli, e cila sipas tij, nuk ka nisur procedim penal për shkatërrimin e mjedisit, që i është bërë pikës turistike në Theth.

Sipas gazetarit, denoncimi i kryeministrit Rama është veprim i duhur, por nuk duhet të lihet me kaq.

Ai shtoi se për goditjen e këtij fenomeni duhet të vihen në lëvizje institucionet shtetërore dhe nuk duhet mjaftuar thjesht me denoncime apo qëndrime në rrjete sociale.

Gazetari Mahmutaj theksoi se prokurorja Elsa Gjeli, e cila u denoncua nga Rama ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

“Për prokuroren e Shkodrës denoncimi i kryeministrit Rama është denoncim i duhur. Kryeministri Rama duhet të lëvizë të gjithë mekanizmat shtetërore për t’ju dhënë fund këtyre lloj gjyqësive, që individë të veçantë bëjnë në kryesisht në rrethe larg Tiranës. Në rastin konkret jemi në Malësinë e Madhe, ku një prokurore e shkel ligjin me të dyja këmbët dhe nuk e vret mendjen fare për këtë gjë, Kryeministri duhet të vendosë në lëvizje institucionet dhe jo vetëm me fjalë nëpër media, dhe në rrjetet sociale”, tha ai.

Next Post
Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit, nis seanca për kërkesën e lirimit me kusht

Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit, nis seanca për kërkesën e lirimit me kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In