• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lihen në burg 9 nga të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Lalëz, çfarë u vendos për 11 të tjerë

by Java News
27/10/2019 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën arrest me burg për nëntë nga 18 personat e arrestuar për skandalin me pronat në Gjirin e Lalëzit.

Një pjesë e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të hipotekës së Durrësit, komunës së Ishmit dhe specialistë, si dhe përfitues të akuzuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalëzit do të vijojnë të mbeten në burg, ndërsa pjesa tjetër është liruar.

Midis personave që do të qëndrojnë në qeli është edhe Ardian Iljazaj, ish-drejtor i Hipotekës në Durrës.

Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për:

Ardian Iljazaj
Bledar Zerba
Renaldo Pastërma
Delis Kapxhiu
Mikel Zaho
Sulejman Ibrahimi
Luigj Bushaj
Gjon Proja
Albert Doda

Masa e sigurisë arrest shtëpie është caktuar për:

Rovin Zeqja
Lekë Ndoj

Janë 27 persona nën hetim për tjetërsimin e 65 mijë m2 në Ishëm përmes shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv, mashtrimit e falsifikimit të dokumentave.

Personat nën hetim akuzohen gjithashtu si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Të gjitha masat

1. Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardian Iljazaj, i datëlindjes 19.08.1984, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2. Ndryshimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Adrian Kona, i datëlindjes 23.04.1972, lindur dhe banues në Durrës, rajon i nr.4 , rruga “Aleksandër Goga”, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”(ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.09.2004) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, 248 e 259 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

3. Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Bledar Zerba, i datëlindjes 17.04.1982, banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

4. Ndryshimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Rovin Zeqja, i datëlindjes 06.05.1985, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi. Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

5. Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetases Malvina Deçka, i datëlindjes 28.12.1985 , lindur dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “Detyrim për paraqitje para policisë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Me detyrimin që ajo të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

6. Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Renaldo Pastërma, i datëlindjes 25.04.1988, lindur dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

7. Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Delis Kapxhiu, i datëlindjes 24.10.1983, lindur dhe banues në Shijak, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në Burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

8. Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetases Edlira Nova, e datëlindjes 26.02.1985, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në Burg” në atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore”,parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Me detyrimin që ajo të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

9. Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Mikel Zaho, i datëlindjes 01.07.1978, me banim në rrugen Aleksander Goga, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës”(ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

10. Vazhdimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Sulejman Ibrahimi, i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në fshati Lalëz, Durrës, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”(ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.09.2004) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, 248 e 259 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

11. Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetasit Gjergj Bushaj, i datëlindjes 20.01.1963, me banim në fshatin Bizë, njësia administrative Ishëm, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Me detyrimin që ai të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

12 .Ndryshimin ei masës sigurimi ndaj shtetasit Enver Shima, i datëlindjes 05.05.1950, me banim në fshatin Kuraten, njësia administrative Ishëm, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal,nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi. Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

13. Ndryshimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Latif Mullahi, i datëlindjes 31.07.1951, me banim në rrugen “I. Buzhiqi”, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi. Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

15. Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetasit Luigj Bushaj, i datëlindjes 18.11.1984, me banim në fshatin Bizë, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/b -25 të Kodit Penal,nga atë të “Arrestit në burg” në atë në “arrest në burg me afat 45 ditë”parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

16. Vazhdimin si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj shtetasit Gjon Proja, i datëlindjes 15.01.1960, me banim në fshatin Bizë, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 e 287/b -25 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

17. Vazhdimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Albert Doda, i datëlindjes 05.12.1988, me banim në fshatin Draç, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe nëpërmjet vënies në përdorim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

18. Ndryshimin e masës sigurimi personal ndaj shtetasit Lekë Ndoj, i datëlindjes 29.03.1951, lindur në Pukë dhe me banim në njësinë bashkiake nr.6, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”( ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 e 287/b -25 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi. Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, nga e nesërmja e shpalljes.

Next Post
Me njolla dhe djegie nga cigaret, trikoja e Curt Cobain shitet në ankand për 334 mijë dollarë

Me njolla dhe djegie nga cigaret, trikoja e Curt Cobain shitet në ankand për 334 mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë zgjedh më 30 shtator zëvendësuesin e Holta Zaçajt

E PLOTË / Kufizime për SPAK-un: Kushtetuesja ndalon përdorimin pa kriter të të dhënave personale!

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In