• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri, ministri i financave me kompetenca për bllokimin e pasurive të terroristëve

by Java News
21/12/2016 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion nuk do të ketë rol vetëm në reformën në drejtësi por dhe në zbulimin e terroristëve.

Report Tv ka zbardhur ligjin e ri “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i cili i jep akses drejtuesit të kësaj prokurorie tek informacionet apo të të dhënave në nivel kombëtar e ndërkombëtar mbi këtë fenomen mjaft të rrezikshëm të përhapur dhe në vendin tonë kohët e fundit.

Ligji, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, i jep më tepër pushtet ministrit të Financave.

Në variantin e vjetër ai mundej thjesht të propozonte në qeveri listën e personave të dyshuar si financues terrorizmi.

Më pas ishte kabineti qeveritar që vendoste t’i përfshinte ose jo këta persona në listën e zezë pas 15 ditësh.

Tashmë ministri mundet të veprojë edhe pa vendim qeverie, por dhe të bllokojë paratë e këtyre personave.

“Ministri i Financave mund të urdhërojë, pa njoftim paraprak, bllokimin e përkohshëm të fondeve dhe të pasurive të tjera, përpara nxjerrjes së vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

Kur kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar shmangien nga zbatimi i masave të parashikuara në këtë ligj duhet të njoftojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, për efekt të procedimit të mundshëm penal“- thuhet në ligj.

Ai autorizon ministrin që në raste dyshimi për shuma të mëdha financimi terrorizmi të thërrasë një komitet të posaçëm këshillimor me drejtues të lartë të Ministrisë Brendshme, të Jashtme, Drejtësisë, mbrojtjes, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme, Shërbimit , Bankës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
(VIDEO) Nishani i sëmurë, Erdogan e ndihmon të ngjitë shkallët

(VIDEO) Nishani i sëmurë, Erdogan e ndihmon të ngjitë shkallët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

January 6, 2026
Reshje intensive shiu dhe bore, rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati! Rrëshqitje dherash e… Si do jetë situata sot e nesër, qarqet më të rrezikuara 

Reshje intensive shiu dhe bore, rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati! Rrëshqitje dherash e… Si do jetë situata sot e nesër, qarqet më të rrezikuara 

January 6, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

January 6, 2026
Pjerin Ndreu: Jemi në situatë problematike, akoma jo alarmante

Pjerin Ndreu: Jemi në situatë problematike, akoma jo alarmante

January 6, 2026
“Nuk heqim dorë”/Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

“Nuk heqim dorë”/Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

January 6, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Berisha nuk ka siguri votash brenda PD

January 6, 2026
Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

January 6, 2026
Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

January 6, 2026
VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

January 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In