• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i pronave, brenda 2028 regjistrohen të gjitha tokat bujqësore dhe ndërtimet pa leje

by Java News
04/03/2020 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha çështjet problematike të pronave, si legalizimi i banesave të pa-legalizuara, regjistrimi i titujve të pronësisë, vlerësimi i AMTP-ve të dhëna, regjistrimi i tokave bujqësore, si dhe shpërndarja e tyre tek pronarët legjitim, korrigjimi i hartografive si dhe zgjidhja e problemit të mbivendosjes së pronave pritet të mbyllen përfundimisht në vitin 2028.

Projektligji i riformuluar për “Përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, që nesër pritet të miratohet përfundimisht në parlament, iu hap rrugën e zgjidhjes së shumë problemeve që lidhen me pronat. Nga ky projektligj do të përfitojnë rreth 1 milionë parcela toke që do të regjistrohen në emër të pronarit të ligjshëm, që janë bashkuar gjatë periudhës së kooperativës dhe janë copëzuar nga ligji 7501. Më ndryshimet e reja përfitojnë të gjithë pronarët legjitim të cilët për më shumë se 25 vite u janë drejtuar gjykatave.

Në projektligjin e ri në nenin 9 i kushtohet një vëmendje e shtuar AMTP-ve, ku theksohet se ato nuk do të jenë objekt shqyrtimi nga ASHK, vetëm në rast se ka mbivendosje regjistrimesh që nuk mund të zgjidhen do ti drejtohen gjykatës.

Kadastra po ashtu do të rishikojë edhe AMTP-të e regjistruara për prona publike të patjetërsueshme. Sipas projektligjit Kadastra do të bëjë edhe përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, pasi do të verifikojë nëse të gjithë përfituesit e tokës bujqësore në territorin e ish-kooperativës/ndërmarrjes bujqësore, kanë në posedim, aq sipërfaqe sa është parashikuar në AMTP. Nëse ka subjekte që posedojnë më pak dhe të tjerë më shumë se sa në AMTP, Agjencia përcakton ose korrigjon kufijtë e sipërfaqeve sipas sasisë së AMTP-ve dhe i pasqyron ato në hartën kadastrale.

Ndryshe nga drafti i parë, ky synon t’i japë fund kalvarit të zvarritjeve në procesin e legalizimeve, duke legalizuar të gjitha banesat, ndërsa për ato që nuk legalizohen shteti do të kujdeset që banorët të përfitojnë një banesë sociale ose kompensim të pjesshëm. Ky ligj shfuqizon 7 ligje të mëparshme për pronat, duke përfshirë ligjin 7501 që sipas Kadastrës kanë krijuar ngërçin me pronat. /shqiptarja.com/

Next Post
“Bëni nga 6 fëmijë për të mirën e vendit”, Presidenti u bën thirrje grave

“Bëni nga 6 fëmijë për të mirën e vendit”, Presidenti u bën thirrje grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me shumë ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me shumë ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

September 29, 2026
Al-Khelaifi i hap luftë FIFA-s dhe planifikon revolucion e madh

Al-Khelaifi i hap luftë FIFA-s dhe planifikon revolucion e madh

September 29, 2026
Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

September 29, 2026
Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe akuzon: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri!

Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe akuzon: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com