• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lideri i VMRO-DPMNE: “Minishengeni” nuk ka kuptim pa pjesëmarrjen e Kosovës

by Java News
26/12/2019 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si ngjarje të vitit radhit zgjedhjet presidenciale në të cilat kjo parti ia doli që, ndonëse nuk fitoi, të arkëtojë rreth 380 mijë vota.

“Vet kundër të gjithëve, treguam se jemi parti politike, përkundër të gjitha sfidave: pronës së ngrirë jolegalisht, pamundësisë që të financojmë si duhet fushatën, të promovohemi ashtu sikurse e mendonim. Prapëseprapë, treguam dhe dëshmuam se VMRO -DPMNE është forca me e madhe e organizuar politike në Maqedoni.

Mickoski ka komentuar edhe gjetjet e anketës së fundit të Qendrës Maqedonase për Politikë Ndërkombëtare sipas së cilës, shumica e qytetarëve të anketuar çmojnë se qeveria e tanishme nuk i ka përmbushur shpresat e tyre ndaj nuk e meriton të rizgjidhet në muajin prill. Por ata, po ashtu, kanë treguar se edhe opozita aktuale nuk e meriton t’i prijë qeverisë së ardhshme:

“Ky është një depresion i përgjithshëm që e ka mbërthyer shoqërinë dhe me të vërtetë ky është realiteti. E dini, simboli për politikanin në shoqërinë tonë është ‘ja erdhi të gënjejë që ne ta votojmë, të bëhet funksionar dhe të vjedh’. Unë dua të dëshmojë se jam njeri tjetër dhe nuk jam i këtillë”.

Mickoski thotë se partia që ai drejton, është favorit numër një në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sfidon oponentët e tij politik, socialdemokratët maqedonas të kryeministrit aktual, Zoran Zaev, që i mandatuari për kryeministër të mos jetë në listat e kandidatëve për deputetë dhe menjëherë pas disfatës, në zgjedhjet e ardhshme, të braktisë politikën si akt të marrjes së përgjegjësisë. Po çka nëse më 12 prill zgjedhjet nuk mbahen, cili është skenari B i opozitës maqedonase?

“Do të përballen me zemëratën e popullit. Do të përballen me zemëratën e popullit dhe të VMRO-DPMNE-së. Prandaj, presim të realizohet skenari A’!”

Kreu i VMRO-DPMNE-së, në intervistën ekskluzive për TV Klan Maqedoni, ka komentuar edhe debatet lidhur me të ashtuquajturin ‘mini Shengen ballkanik’ të lançuar nga presidentit serb Aleksandar Vuçiq e që po pasohet me polemika të ashpra mes Tiranës e Prishtinës zyrtare. Thotë se ndoshta kjo është mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Realisht – de jure mbase po, por de facto, unë nuk shikoj si kufizohen Serbia e Shqipëria për të pasur qarkullim të shpejt e pa pengesa të mallrave, shërbimeve e të tjera. Këtë me të vërtetë nuk e kam të qartë. Sikur të kishte kufi mes këtyre shteteve mund të thonim se ekziston. Atje ka një realitet të ri të quajtur Kosovë që nuk është pjesë e këtij ‘mini Shengeni”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në intervistën dhënë TV Klan Maqedonisë. /e.s/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In