• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lideri i ri e vetmja shpresë”/ Ish-nënkryetari i FRPD-së rendit humbjet e Bashës: Sot ditë historike, ndan fatin e PD!

by
16/05/2021 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa na ndajnë dhe pak orë nga mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, i cili është një ndër personat që ka kërkuar largimin e kreut të PD Lulzim Basha ka renditur sipas tij humbjet e kryedemokratit në krye të partisë.

“Kuçedra qeveri dhe qerosi Lul, qe lufton me te heroikisht per te shpetuar fshatin”, me këto fjalë i është drejtuar Bashës dhe Ramës.

Duke e quajtur ditën e sotme një ditë historike, Hoxha thotë se ky është momenti që ndan perfundimisht fatin politik të PD. Ndërkaq nënvizon se “një lider i ri me platformë të re sipas tij është e vetmja shpresë për PD”.

Postimi i plotë:

Kronika e opozites se trete. Kane kaluar vetem 21 dite nga kjo opozite e trete, dhe jane akoma edhe 1439 dite te veshtira perpara. Beteja, na thone, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite ne opozite. Qeveria perballe ka marre akuza dhe atribute, te cilat kane me shume karakter folklorik, se sa real. Kuçedra qeveri dhe qerosi Lul, qe lufton me te heroikisht per te shpetuar fshatin. Ja psh., ne zgjedhjet lokale te Korçes se 2013 na u tha se zgjedhjet nuk i humbem, por na i vodhi Rama me 2000 lekeshe studenteve. Zgjedhjet lokale te 2015, pas reformes se braktisur nga ne, i fitoi Rama me klanet e droges.

Zgjedhjet lokale te Dibres 2016, pas skandalit te Shukriut, na i bleu banda Lala dhe klanet e droges. Zgjedhjet e Pergjithshme te 2017, edhe pse i morem gjysmen e qeverise, na i vodhi Rama me bandat dhe klanet e droges. Me pas i falem Rames te gjitha bashkite dhe 34 mije nepunes publik. Te kthyer si ne 1992, pa asnje pushtet, u vodhem perseri nga bandat dhe krimi ne 2021. Kjo eshte shkurtimisht historia dhe alibia e 8 viteve opozite. Tani i njejti qeros kerkon perseri mandat Kryetari per te mundur Kuçedren per zgjedhjet lokale dhe ato politike. Me kete projekt e kam te qarte alibine ne 2025 per hajdutet e votave dhe betejen e re per voten e lire. Nga ana tjeter na eshte thene se çdo i perjashtuar nga PD qenka shitur tek Rama.

Pra pas 20 vitesh karriere politike, nje grup i madh ish drejtuesish politik dhe ish zyrtaresh te larte publik vendosen t’i vene vetes nje çmim dhe dolen nga PD per t’i sherbyer Edi Rames! Ata ishin e keqja dhe targeti i PD per shume kohe. Faji eshte i atyre qe ka larguar Kryetari sepse ata jane te shitur tek armiku. Keto shprehi staliniste nuk jane diçka e re ne Shqiperi. Ato kane nje shekull qe qarkullojne lirisht ne mendesine e kesaj shoqerie. Stalini i ri pa mustaqe i zevendesoi te gjitha organet e partise me burokrat dhe maxhordom duke e pamundesuar rritjen ritmike te besimit ne shoqeri. Aty nuk mbeti askush qe te krijonte kunderpeshen ne zonat tona elektorale dhe humbjet nuk ishin me nje mundesi, por nje realitet i pritshem. Kjo klime konflikti ne dem te PD arriti kulmin kur organet e larta te kesaj force, si Kryesia dhe Keshilli Kombetar moren karakter koperativist duke u mbushur pa asnje kriter me zera ithtaresh dhe jo me individe te pergjegjshem politikisht. Te ndodhur perballe ketij realiteti e kam te sigurte se PD ndodhet ne prag te vetevrasjes. Fundi politik i logos dhe partise qe e deshem shume eshte shume afer. Per nje qeros qe se mund dot kurre kuçedren po japim ne shtepine tone sot? E kam fare te qarte se koperativistet do te kritikojne ashper trockistet dhe do jene krenar me liderin humbes duke e çmontuar perfundimisht edhe besimin e demokratit me te zellshem. Sot PD mund te bjere nga kategoria dhe nuk luan me ne skenen e madhe politike sepse me ate qeros vetem humbje do te kemi.

Edi Rama eshte nje vemje dhe jo nje kuçeder. Ai mundet sapo ne parti te kthehet besimi dhe bashkimi i se djathtes mbi parime dhe jo mbi karrige. Nje lider i ri me platforme eshte e vetmja shprese per PD.

Sot eshte dite historike, e cila ndan perfundimisht fatin politik te forces tone.

Rama ik! Rilindje shporru!

Zoti i bekofte demokratet!

Next Post
“Jemi krah Shqipërisë”/ Ambasadorët e BE nga sheshi ‘Skënderbej’: Bashkitë, 70% të punës për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare!

"Jemi krah Shqipërisë"/ Ambasadorët e BE nga sheshi 'Skënderbej': Bashkitë, 70% të punës për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare!

Comments 1

  1. H Hyko says:
    5 years ago

    Lisandri e ardhmja më e spikatur e forcës politike PD.
    VOTONI LISANDRIN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

August 23, 2026
Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

August 23, 2026
“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

August 23, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Pas largimit nga detyra, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

August 23, 2026
‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

August 23, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

August 23, 2026
Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Gusht 2026

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com