• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Libi, persona të maskuar sulmojnë me armë selinë e Korporatës së Naftës

by Java News
10/09/2018 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar selinë e Korporatës Kombëtare të Naftës në Tripoli të Libisë, ku sipas dëshmitarëve dhe burimeve nga forcat e sigurisë janë dëgjuar shpërthime dhe shkëmbim zjarri. Godina, e cila ndodhet pranë qendrës së kryeqytetit, është përfshirë nga zjarri e më pas është rrethuar nga shërbimet e sigurisë. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për të vdekur.

“Shërbimet e sigurisë po kërkojnë për agresorët e armatosur në ndërtesë, por prioriteti ynë kryesor është të evakuojmë civilët e bllokuar brenda”, tha Ahmed Ben Salem, zëdhënës i milicisë “al Redaa” që drejton forcën policore të Tripolit. “Situata është nën kontroll”, tha më tej ai.

Ai gjithsesi nuk mundi të jepte detaje mbi identitetin e agresorëve. Një zyrtar i kompanisë së naftës tha se persona të maskuar shkëmbyen zjarr me rojet dhe mësynë godinën. “U hodha jashtë nga dritarja, së bashku me disa kolegë të tjerë. Më pas dëgjuam një shpërthim të fuqishëm”, tha ai, duke kërkuar të mos identifikohej.

Askush nuk e ka marrë përsipër deri më tani përgjegjësinë e sulmit. Incidenti vjen 4 muaj pasi disa kamikazë mësynë selinë e Komisionit Zgjedhor të Libisë, duke vrarë 14 vetë, në një ofensivë të marrë përsipër nga Shteti Islamik.

Sektori jetik i naftës për Libinë ka pësuar shpeshherë bllokada nga ngjarjet e dhunshme që prej rebelimit të mbështetur nga NATO në vitin 2011, që kulmoi me rrëzimin nga pushteti dhe vrasjen e Muammar Gaddafit.

Eksportet e naftës kanë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave qeveritare gjatë sundimit të Gaddafit, me një prodhimtari prej afro 1.6 milionë fuçi në ditë. Por, prej rrëzimit të tij, prodhimi ra me 20 për qind nga niveli i asaj kohe, përpara se të rikuperohej disi në mbi 1 milion fuçi në ditë në fundin e vitit 2017.

OPEC-u, karteli i vendeve prodhuese të naftës, ka përllogaritur rezervat e naftës në Libi në 48 miliardë fuçi, sasia më e madhe kjo në Afrikë. Dy qeveri rivale dhe grupe të tjera të armatosura luftojnë ende për kontrollin e vendit dhe burimeve të tij, që prej vdekjes së Gaddafit.

ma.me

Next Post
Shehi, mesazh Bashës: Po i hyn kot një aventure të panevojshme…

Aleatët, Bashës: Reforma zgjedhore të drejtohet nga OSBE, jo nga PS- PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com