• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

by Java News
11/09/2026 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Spaho

Ca kohë më parë, nisur nga zhvillimet në sistemin e drejtësisë për pagat, përdora një term vulgar për të përshkruar shtetin që kemi ndërtuar, shteti i leshit.

Pas zhvillimeve të ditëve të fundit, mendoj jo vetëm që kemi ndërtuar një shtet leshi, që nuk e gjen në asnjë vend europian për çudirat që prodhon, por ky shtet qenka edhe i rrezikshëm pasi një pjesë e tij i jep ultimatum pjesës tjetër të shtetit të leshit.

Së pari, dua të theksoj se e gjithë kjo zallamahi e ditëve të fundit do ishte lehtësisht e menaxhueshme, nëse nuk do kishim në krye një qeveri kaq arrogante dhe të papërgjegjshme, e cila nuk respekton Gjykatën Kushtetuese për afatet që i ka vënë për të zgjidhur çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë.

Nëse qeveria do kishte përgatitur një propozim serioz, të mbështetur në argumente, ta kalonte në komisionin parlamentar të ekonomisë, të bënte dëgjesa me palët e interesuara dhe të shpjegonte tërë historikun e deformimit të sistemit të pagave të drejtësisë dhe shkaqet e deformimit, sot nuk do ishim në kushtet e përplasjeve të turpshme institucionale, të cilat qartazi tregojnë se kemi shtet dhe shtetarë qesharakë. Por kjo tani nuk korrigjohet.

Për qytetarin e thjeshtë duhet sqaruar se në vitin 2016, kur filloi të zbatohej reforma në drejtësi, nisur nga niveli shumë i ulët i pagave në Shqipëri (më të ulëtat në Europë), si dhe për t’i siguruar atyre mbrojtje financiare nga joshja prej korrupsionit, u vendos që pagat e sistemit të drejtësisë, si askund në Europë, të dalin jashtë piramidës së pagave të vendit.

Kjo do të thoshte që pranuam me vetëdije që pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK dhe GJKKO të jenë më të mëdha se e Presidentit të Republikës kurse të prokurorëve dhe gjyqtarëve të sistemit të përgjithshëm mbi nivelin e pagave të funksioneve të larta drejtuese si p.sh. deputetëve.

Në vitin 2023, qeveria me një veprim krejt të domosdoshëm, dyfishoi pagat e administratës publike ose e thënë ndryshe, pagat e piramidës së pagave në Republikën e Shqipërisë.

Kjo u bë për t’i dhënë fund pagave qesharake që shpërndante shteti për administratën e tij, në mënyrë që ato të bëheshin të krahasueshme me vendet e rajonit.

Por oreksi vjen me të ngrënë.

Gjyqtarët dhe prokurorët kërcyen përpjetë dhe megjithëse ishin jashtë sistemit të pagave të vendit si rast përjashtimor, kërkuan që edhe pagat e tyre të dyfishoheshin.

Qeveria me të drejtë nuk e pranoi këtë kërkesë dhe ju bëri pagave të sistemit të drejtësisë një rritje modeste, e cila i linte të gjithë nivelet e pagave të sistemit të drejtësisë mbi nivelin e pagës së deputetit dhe gjithë nivelet e pagave të prokurorisë dhe gjykatës së posaçme mbi nivelin e pagës së Presidentit të Republikës.

Krahasoni sa ishin pagat e gjyqtarëve pas rritjes në vitin 2023 dhe sa kërkon sistemi i drejtësisë të jenë me vetrritjen që kanë bërë:

Paga bruto e deputetit sot është 310.000 lekë kurse paga e Presidentit të Republikës 435.621 lekë.

Shikoni të nderuar qytetarë, gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të përgjithshëm të drejtësisë kërkojnë të kenë pagën 1.83 herë më të madhe se deputetët dhe 1.3 herë më të madhe se të Presidentit, kurse gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK dhe GJKKO ta kenë pagën 3 herë më të lartë se deputetët dhe 2.3 herë më të lartë se të Presidentit të Republikës.

Duke përfituar nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë që nuk adresoi me ligj dhe në kohë këtë problem, KLP dhe KLGJ, pa asnjë bazë ligjore morën vendim duke i vendosur pagat e sistemit të drejtësisë sipas oreksit të tyre.

Sot ata kërkojnë llogari dhe kërcënojnë që nëse nuk zbatohet vendimi që kanë marrë për pagat e tyre, ata do pezullojnë punën në gjykata.

Kërcënimet nuk vijnë vetëm nga gjyqtarët dhe prokurorët si individë, por nga e gjithë piramida e institucioneve dhe drejtuesve të sistemit të ri të drejtësisë që kemi krijuar, të cilët tregojnë mungesë të theksuar formimi dhe etike publike.

Për më tej, në një veprim skandaloz dhe absurd, gjykatësit dhe prokurorët ankohen kundër shtetit të tyre se përse nuk miraton vetrritjen e pagave që ata kanë bërë.

As më shumë e as më pak por tek gjykatësit dhe prokurorët…alias tek vetja e tyre. A nuk kam të drejtë në këtë rast ta quaj shtetin shqiptar shtet leshi kurse Republikën tonë Republikë të Gjykatësve dhe Prokurorëve?

Nëse gjykatësit dhe prokurorët mbyllin gjykatat sepse pagat e tyre nuk rriten 2 deri në 3 herë mbi pagën e Presidentit, atëherë përse ne qytetarët nuk paskemi të drejtë të ngrihemi dhe protestojnë në dyert e gjykatave të pangopura të cilat kërkojnë të rrjepin taksat tona?

Përse duhet që një kastë të tillë ta mbajmë mbi qafë kur drejtësia e re qenka edhe më e pafytyrë se drejtësia e vjetër?

Një thirrje për kolegët e opozitës: ju jeni sot në opozitë por është jashtë logjikës politike të dilni në krah të kësaj çmendurie me kosto shtesë 40 milionë euro në vit vetëm e vetëm se jeni kundërshtarë të mazhorancës. Një ditë mund të jeni në mazhorancë dhe do paguani çmendurinë që po mbështesni sot.

Qytetarët e vendit po ju ndjekin dhe do t’i japin atë që meriton kujtdo të përfshirë në këtë çmenduri shqiptare. /Marrë nga Facebook i Edmond Spahos/

Next Post
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com