Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e paracelave të kultivuara me bimë narkotike, me datës 05.08.2015, efektivat e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Kurbin kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.
Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin “Gjobardhaj”, Ungrej-Lezhë , në vendin e quajtur “Shpati i Gjadrit”, në zonë pyjore të shpyllëzuar, u gjetën tre parcela, ku ishin të kultivuara 208 bimë të dyshuara narkotike Canabis Sattiva, me lartësi 80-130cm.
Gjithashtu, gjatë operacionit, në fshatin “Gernac”, Milot-Kurbin, në vendin e quajtur “Mali i Shkretë”, në zonë pyjore të shpyllëzuar, u gjetën 9 (nëntë) parcela ku ishin të kultivuara 1128 bimë të dyshuara Canabis Sattiva me gjatësi 1 deri 1.5 m. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve, nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin për veprën penale te “Kultivimit të bimëve narkotike”









