• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Qeveria ka miratuar në fshehtësi uljen e buxhetit me 163 milion $

by
06/08/2015 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se ka miratuar uljen e buxhetit me afro 163 milion dollarë në mënyrë jo transparente, madje në fshehtësi nga qytetarët dhe mediat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, ka reaguar paraditen e të enjtes në statusit të tij Facebook, duke u shprehur se “Në fshehtësi të plotë nga qytetarët dhe media, qeveria ka miratuar natën e 29 korrikut uljen e buxhetit të shtetit me afro 163 milion dollarë. Të nesermen Rama mbajti një monolog dy orësh për ekonomine që po rritet, papunësine qe po bie ne grupin parlamentar te PS-së. Por, asnjë fjalë për vendimin që kishte firmosur 12 orë më parë për të shkurtuar fondet e pagave dhe pensioneve dhe për të ulur investimet në shkolla, rrugë, ujesjelles dhe bujqësi”.

Basha në një postim të dytë në statusin e tij Facebook, shton se “Pa ju dridhur dora, qeveria shkurtoi 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermieret, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike. Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët, ndërkohë që papunesia rritet perdite. Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë, ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike. Shkurtuan me 2.67 miliardë lekë investimet në ujesjellës-kanalizime (18%), 1.3 miliardë lekë investimet në arsimin e mesëm (-36%), 520 milionë lekë investimet në ujitje dhe kullim (-26%), 1.79 miliardë lekë investimet në rrugë (8.7%)”.

“Vjedhin taksat dhe doganat për vete dhe shkurtojnë fondet për qytetarët”, përfundon Basha.

Next Post

Vlorë, asgjësohen 3627 bimë narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com