• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Letra / TEC-i 3 kilomtera larg Korçës, intelektualët i shkruajnë Ramës

by A R
07/03/2019 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup intelektualësh në qytetin e Korçës I kanë nisur një letër kryeministrit Edi Rama kundër ndërtimit të TEC-it në qytetin juglindor.

Sipas intelektualëve projekti i prezantuar nga kompania ka pasaktësi të mëdha

“Komiteti i Investimeve Stmtegjike(K1S) me vendimin Nr.30/4,dt14.02.2018 ka vendosur ndërtimin e një TEC mc fuqi të instaluar 585 MË, pranë qytetit të Korçës, në një distancë rreth 3 km nga qendra c qytetit.

Sipas raportit te përgatitur nga kompania ABCONS, i cili është ndryshuar disa herë dhe ka pasaktësi të inedha, vlerësohet se ndër të tjera ka si qellim kryesor ngrohjen e qytetit duke bërë të mundur eliminimin c ndotjes të shkaktuar nga ngrohja me dru zjarri.

Sipas vlerësimeve tona ky është vetëm nje pretekst, sepse qëllimi kcryesor i ndërtimit të këtij “gjiganti energjetik” është eksportimi i energjise së pastër tek vendet fqinje (për të cilën janë të interesuara shumë vende) dhe lënia e ndotjes mjedisore ne rajonin tonë. Kjo është arsyeja pse po i drejtohcmi opinionit publik me këtë letër të hapur, për sensibilizimin e popullit të rajonit te Korçës, por dhe më gjerë, për të kundërshtuar me forcë një projekt të tillë.

Një grup specialistësh të fushave të ndryshme të qytetit tonë kanë punuar dhe kanë hedhur në rrjetet sociale një material shumë më të gjere, duke ndjekur hap pas hapi ndryshimet e bëra në projekt nga kompania në fjalë. Më poshtë po përpiqemi te japim argumentet tona shumë të përmbledhura në lidhje me pasojat që do të ketë për rajonin tonë ndërtimi i këtij TEC-i.”,-shkruhet në letër.

Intelektualët e Korçës kanë nxjerrë disa argumenta kundër TEC-it:

“Emetimi i gazit karbonik CO2, do të rritet 15 herë krahasuar me ndotjen që vjen nga djegia e druve të zjarrit. Këto të fundit përdoren mesatarisht 4000 orë në vit, kurse TEC-i do të punojë 8000 orë në vit.

Nga djegia e druve të zjarrit emetohet afro 150 000 — 300 000 m3 CO2, m3 në 24 orë për të gjithë rajonin e Korçës në një periudhë 5-6 mujore, kurse nga aktiviteti i TEC-it do të çfirohen 2 100 000 m3 CO2 ne 24 orë dhe me kohë zgjatje 11 muaj. Procesi i djegies së lendës së parë per TEC-in do të jetë gazi natyror i fumizuar nga gazsjellësi që kalon në rajonin tonë.

Nuk jepen në raport specifikimct e përberjes së këtij gazi, por nga vlerësimet tona rezulton se ky gaz është i cilësisë së ulët krahasuar me gaz-sjellësat e tjerë. Sasia e madhe prej 700 milion m3 gazi në vit kur digjet krahas CO2, çlirohen dhe një sërë komponimesh të tjera si oksidet e azotit NO gazi sulfuror SO2, monoksidi i karbonit CO, dhe lëndë të ngurta pezull shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për ekosistemin. ( kur edhe sot këto elemente në qytetin tonë janë më të rriturat në Republikë ) Normat e miratuara nga OBSH sipas disa llogaritjeve te bëra nga ana jonë do të jenë në nivelin e pranuar pas një rezeje prej 8,3 km dhe kur lartësia e oxhakut do te jetë mbi 120 metra.

Ndërkohë largësia nga qendra e qyrtetit rezulton 2,8 km dhe për më tepër lartësia e oxhakut eshte 22 m. Lidhja e TEC-it me nën stacionin e Zëmblakut është projektuar të kryhet me dy linja paralele të tensionit të lartë 400 kv, në një gjatësi prej 11,2 km. Sipërfaqja e tokës poshtë kësaj linje me gjërësi 250 m për anë, është e kontaminuar nga fusha elektro magnetike (EMP) dhe çlirimi i ozonit nga efekti i kurorës që janë të dëmshme për gjallesat, bimët dhc njerëzit që kanë veprimtari afër kësaj linje pra e pashfrytëzueshme.

Çpronësimi i 90 hektarëve tokë humusore të sistemuar dhe drenazhuar do të sjellë impakt social- ekonomik në jetën e fshatarëve, duke ulur nivelin e jetesës se tyre. TEC-i i parashikuar nuk do të jetë për përdorim të brendshëm se nevojë të tillë Shqipëria sot për sot nuk ka. Ai është kryesisht për eksport.

Deri sa ERE nuk prononcohet na përforcon qëllimin e ndërtimit të këtij objekti. Përsa i takon ngrohjes së qytetit tonë nga ky TEC, pak kush mund ta besojë; Kjo sepse nuk përmendet fare nëse ka një studim të miratuar për këtë punë, por i lihet në dorë Bashkisë për një të ardhme. Nga një studim paraprak qyteti ynë ka nevojë për një fuqi ngrohje prej 15 MW. Imagjinoni të kryhet dhe një herë nga e para çarja e rrugëve të qytetit.

Specialistët Korçare janë në gjendje të zgjidhin problemin e ngrohjes me kosto më të ulët dhe pa dëmtuar mjedisin. Kjo kërkon bashkëpunim dhe dëshirë të pushtetit me intelektualët për te mirën e komunitetit. Kjo është arsyeja që ne i drejtohemi opinionit publik me këtë letër të hapur për të kundërshtuar ndërtimin e këtij TEC-i, dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e hapur dhe bashkëpunuese me grupet e interesit, dhe po të jetë e nevojshme dhe organizimin e një referendumi popullor rajonal për çështjen në fjalë.”-shkruhet në argumentat e intelektualëve.

Next Post
Energjia në 2018, INSTAT: Rritet prodhimi me 89%

Energjia në 2018, INSTAT: Rritet prodhimi me 89%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Arkitektura dhe urbanistika më të kërkuarat, plotësohen 70% e kuotave në Universitetin Politeknik

September 15, 2026
“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

September 15, 2026
GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

September 15, 2026
SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

September 15, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

September 15, 2026
Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

September 15, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

September 15, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com