• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letra e një socialisti / S’ka intrigë të PS ndaj LSI, thjesht s’i votuam

by Java News
27/06/2015 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Mborja

Asnjë intrigë nga socialistët nuk ka ndodhur ndaj LSI-së në lidhje me bashkitë e humbura nga kandidatët e saj në Pogradec. Edhe aty kanë ndodhur dhe kanë ndikuar në rezultat pothuajse të njëjtat shkaqe, ashtu si në Lezhë, Kukës, Selenicë apo Mallakastër…

Duke folur për temën dhe problemet elektorale të 21 qershorit në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, avokati i njohur Spartak Ngjela, qysh më 18 maj 2015, pati parashikuar shumë saktë dhe e tha shumë qartë se çdo të ndodhte me votuesit socialistë në bashkitë, ku më 21 qershor konkuronin kandidatët e LSI-së… Qysh atëherë avokat Ngjela, shpjegoi për raportet jomiqësore që ekzistojnë poshtë në bazë (pavarësisht liderëve Rama – Meta) mes elektoratit të PS-së dhe LSI-së. “Gabimi politik (i Ramës) është se i ka lënë 15 zona të sigurta LSI-së. E vërteta është ajo që konstatojmë. E vërteta është ajo që, deri tani, socialistët nuk votojnë për LSI-në. Kanë konfliktet e tyre të brendshme.

Nuk është një raport miqësor midis PS-së dhe LSI-së, por është një raport miqësor, në thonjëza, midis Metës dhe Ramës.” – Këto tha fjalë për fjalë avokati, fiks një muaj e tre ditë përpara 21 qershorit… Po të rikujtojmë këto, mund të bindemi se asgjë “të nëndheshme” apo konspirative nuk ka pasur para dhe gjatë të dielës së 21 qershorit nga socialistët edhe ndaj kandidates së LSI-së z. Diana Mile në Pogradec. Hiç. Asgjë tjetër veç atyre që janë të dukshme si: historia e ish kryetarit socialist braktisës të bashkisë Artan Shkëmbi, performanca dhe sjellja e drejtorave të LSI-së, kandidati përballë nën siglën e PD-së Eduart Kapri dhe historia e tij si ish anëtar i socialdemokratëve në këshillin bashkiak, etj.

Ajo çka po del nga numurimi i fletëve të votimit në kutitë e anëtarëve për këshillin bashkiak që po hapen prej ditës së djeshme e në vazhdim edhe në KZZ e Pogradecit po provon bindshëm atë që parashikoi dhe paralajmëroi Spartak Ngjela qysh më 18 maj…

Deri në këto momente, PD-ja, i ka fituar disa nga kryetarët e bashkive më të rëndësishme ku konkuronin kandidatët e LSI-së. Gjithashtu, PD-ja, rrezikoi mjaft edhe në Bashkinë e Beratit. Ndërsa numri i votave të anëtarëve të këshillave bashkiakë PS + LSI është sa dyfishi i kandidatëve për kryetar bashkie të vendosur nga LSI-ja. Kështu ka ndodhur edhe në Pogradec.

Duket se paralajmërimin e avokatit e kanë dëgjuar dhe “lexuar” shumë mirë PD-istët, të cilët, edhe sulmin ndaj kandidates socialiste Keti Bazhdari në Shkodër, e orientuan dhe e përqendruan duke e cilësuar atë si “prurje të LSI-së”. Edhe kjo është një provë tjetër që e hedh poshtë çdo hamendje për pabesi ose “pazare” të fshehta kundër LSI-së nga lidershipi i socialistëve Edi Rama. Me këtë logjikë, besoj se as në Pogradec nuk ka funksionuar ndonjë gjë e tillë. Asgjë e ngjashme me “pazarin e Roskovecit” siç deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, nuk duket se ka ndodhur, po të rifreskojmë pak kujtesën dhe të sjellim ndërmend kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e kaluara të 2011-s për bashkinë e Pogradecit. Ai ishte kritiku letrar, përkthyesi, diplomati Dr.Luan Topçiu. Jo Pogradecit, por as gjithë Shqipërisë nuk i vjen rasti më të kandidojë një intelektual si ai. Por ai, shoku i ngushtë i Edi Ramës në Liceun Artistik, nuk fitoi atëherë. Ai humbi se koalicioni LSI – PD rezultoi të ishte më i dobët përballë socialistëve që mbështetnin atëherë kandidatin e konsumuar Artan Shkëmbin…

Pogradecarët e majtë më 2011-n votuan masivisht kundër kandidatit të mrekullueshëm Luan Topçiu, se ai që e propozoi, Ilir Meta, kishte në krah kryetarin e PD-së Sali Berishën… Këtë fakt, nuk duhet të harronin ata që përcaktuan Pogradecin përsëri si zonë të LSI-së më 21 qershor. Kjo nuk duhet të ndodhte, se votuesit nuk mund t’i kthesh nga dhe si të duash, majtas – djathtas dhe djathtas – majtas çdo katër vjet. Ata, votuesit me bindje të qendrushme ngjajnë me një tren të gjatë, shumë të gjatë, që s’i merr dot kthesat e forta 180 gradëshe me shpejtësinë e makinave të vogla që “ngasin” politikanët… Kjo është edhe një arsye që zgjedhësit socialistë është vështirë t’i motivosh për të votuar kandidatët e LSI-së më 2015-n… Kjo ka ndodhur më 21 qershor në Pogradec a gjetkë. Asgjë tjetër…

Respublica.al

Next Post

Ja sa njerëz po bëjnë seks në këtë moment!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In