• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër publike për prindërit nga logopedistja: Do jepja shpirtin ta ndihmoja, më shkruani

by A R
21/06/2016 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LETËR E HAPUR/

Nga Berjana Molla – Logopediste (MSC)/

Ngjarja e mbëmshme  ka trishtuar gjithkënd. Ishte një pamje që as në ëndërr  s’do donte ta shihte asnjë prind, padyshim asnjëri prej nesh. Ishte një pashpirtësi e cila duhet dënuar me gjithë forcën e ligjit, por më së shumti me gjithë forcën e brendshme të secilit prej nesh, si një akt i papranueshëm. Nga ana tjëtër le të jetë një reflektim brenda secilit prej nesh, si një moment për të dhuruar dashuri, pafund dashuri ndaj fëmijëve. Që t’i bëjme ata të hapen ndaj njëri tjetrit dhe ndaj nesh. Shumë dashuri, përkujdesje, durim dhe liri të shprehuri.

Si pjesa dërrmuese e jush, unë u dërrmova shpirtërisht mbrëmë, por reflektova sot.  Më tronditi deklarata e dhunueses sot kur tha  se fëmija ishte autik. Më shumë akoma më trondit cilësimi që ajo i bën, kur nuk e di se nëse  një 3-vjeçar trajtohet ashtu, ai nuk do të hapej kurrë, nuk do të dilte kurrë nga shpella e vetmisë ku tortura e shuplakave po e zhyste.  Autik është fjalë e madhe, që me siguri ajo që e goditi pa mëshirë nuk e njeh, ndaj dhe bën cilësime të tilla. Ai është një engjëll që ka nevojë për punë (terapi)ndoshta, e cila është në fakt veçse dashuri dhe përkushtim përpos teknikave të terapisë. Që më pas ëngjëlli të fillojë buzëqeshjen dhe hapjen me shokët dhe shoqet, me shoqërinë si e tërë.

Ky është një moment për reflektim nga secili prej nesh. Sidomos, ky është një moment që Logopedistët dhe Psikologët të sensibilizohen për të ndihmuar të tilla raste, për të nxjerrë nga guacka engjët që bien pre e dhunës së paimagjinueshme. Unë sot i drejtohem famijes së engjëllit të dhunuar me gjithë brendësinë e zemrës, duke i ofruar të gjitha shërbimet që ka nevojë vogëlushi që të fillojë të shprehet, të komunikojë me të gjithë ne. Nuk bëhet më fjalë për shuma materiale në këtë histori, por për mesazhe dashuri dhe sensibilizimi. Do doja t’i jepja shpirtin vogëlushit që ta kalonte këtë dramë, duke i zhvilluar terapi për të kaluar bardhezinë që ai ndjen në këto momente dhe  për të trajtuar të folurin, për ta çelur ndaj të gjithëve ne, për të na dhuruar buzëqeshje, duke filuar nga familja e te të gjithë me radhë.

Dhuna e ka mbyllur, dashuria dhe puna do i hapë dritaret e buzëqeshjes dhe harmonisë një 3-vjeçari që u dhunua sepse nuk mundte të fliste ndoshta, por që në fund të fundit, u dhunua. U dhunuam të gjithë, ndaj kërkoj që secili që ka mundësi të bëj diçka konkrete, le ta bëjë. Mund të jetë dhurimi i buzëqeshjes dhe dashurisë,  denoncimi i çdo rasti padyshim, por dhe  profesionistët mund të japin veten e tyre për të rikthyer buzëqeshje, lumturi.

Do e bëja me dashuri e dëshirë në këtë rast, siç do e bëja për çdo rast që uroj të mos përsëritet më duke ditur se ç’gjendje të rëndë shkakton te “viktimat”.

Në mbyllje të kësaj gjysëm letre të drejtuar familjes së 3-vjeçarit, ripërsëris gatishmërinë time për të ndihmuar më gjithë vullnetin dhe profesionalizmin tim këtë ëngjëll, duke mos pretenduar asnjë pagesë.

Dhuroni dashuri, është vetë jeta!

Shënim: Prindërit nëse pranojnë dëshirën time të më shkruajnë nëmollaberjana@gmail.com

/Lexo.al

Next Post

"Anjeza i dhunonte por kishim frikë të denonconim", dëshmitë e edukatoreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In