Ish e dashura e Hugh Hefner-it ka folur rreth romancës së saj lesbike me asistenten e saj dhe kjo bisedë do të emetohet në emisionin televiziv “Kendra on Top”
Ish-lepurusha e “Playboy”-it, modelja Kendra Wilkinson, e ka pranuar se njëherë ka pasur një aferë seksuale me një femër. Ish e dashura e Hugh Hefner-it ka folur rreth romancës së saj lesbike me asistenten e saj dhe kjo bisedë do të emetohet në emisionin televiziv “Kendra on Top”. “A e ke ditur se kam qenë lesbike në një periudhë të jetës sime. Isha e lidhur me një vajzë. Në shkollën e mesme kam qenë në lidhje seksuale me një vajzë, por ka zgjatur vetëm dy javë”, ka thënë ajo, transmeton Zeri.
Bukuroshja, e cila tani është e martuar me sportistin Hank Baskett, thotë se kjo romancë e shkurtër ka mbetur gjatë një mendjen e saj dhe ishte një vajzë e lumtur në atë kohë. (javanews.al / a.n)









