• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Leo më pranë ëndrrës për t’u ngritur në këmbë

by
14/08/2015 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leo më pranë ëndrrës për t’u ngritur në këmbë

Dëshira më e madhe e Leos po realizohet. Ai do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për t’u ngritur në këmbë, pas sigurimit të shumës së parave për kryerjen e operacionit final.

Djaloshi i quajtur Laert, por i njohur nga të gjithë si Leo, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë, ka shkuar në Athinë, ku do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale. Leart Hasanllari është vetëm 6 vjeç dhe ka vuajtur që në lindje prej një sëmundjeje, e cila quhet “osteogenesis imperfecta”, një anomali që ka të bëjë me dobësimin dhe deformimin e kockave të këmbëve. Është operuar 7 herë dhe pret të kryejë operacionin final, i cili do të kryhet në Greqi.

Prindërit e tij lëshuan një apel për të mbledhur shumën e kërkuar nga mjekët, plot 40 mijë euro, që i biri të kryente ndërhyrjen e fundit kirurgjikale. Thirrja e familjes Hasanllari preku qytetarë, artistë, politikanë dhe biznesmenë në vend, të cilët dhanë kontributin e tyre. Apelit iu bashkuan edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima, duke ofruar një shembull sensibilizimi për të gjithë.

Siç ka treguar nëna e Leos, Anxhela, shuma prej 40 mijë eurosh është dashur për të mbuluar shpenzimet e dy aparaturave që do të vendosen në gjunjët e djalit, dy shtiza që do të vendosen në pjesën e poshtme të kofshës, klinikën private, mjekët që do të marrin pjesë në operacion dhe ilaçet, që janë shumë të kushtueshme.

Trajtimet e Leos kanë filluar që kur ka lindur dhe deri tani, ai iu është nënshtruar katër operacioneve në Spitalin Ushtarak. Vogëlushi ka bërë katër ndërhyrje në Shqipëri, nga të cilat nuk ka pasur asnjë rezultat, si dhe tre në Greqi.

Jeta e Leos është ndryshe nga e bashkëmoshatarëve të tij. Nuk mund të ecë dhe i ka kaluar shtatë vitet e jetës shtrirë, me thika dhe allçi. Dita e tij nis dhe përfundon shtrirë, por shpresa se edhe ai do të ngrihet në këmbë nuk është venitur në sytë e tij. Ka luftuar me jetën në salla operacioni dhe kjo është beteja finale, të cilën duhet ta fitojë për t’u ngritur në këmbë, si gjithë shokët dhe shoqet e moshës së tij.

Next Post

Minuta ankthi e tmerri në rrugën e Librazhdit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In