• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lëkunden pozitat e ‘gruas së hekurt’ të BE, Merkeli humb shumicën

by Java News
27/09/2018 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Angela Merkelit iu desh të pranojë një disfatë të hidhur. Grupi Parlamentar unionist e rrëzoi nga kreu kandidatin e Kancelares. Çfarë do të thotë kjo për qeverinë Merkel?

1. Edhe më tej njësoj – Merkeli qeveris sikur të mos kish ndodhur gjë

Angela Merkeli mund t’i besonte fjalët që tha kryetari i ri i Grupit Parlamentar unionist, Ralph Brinkhaus. Pas zgjedhjes së tij të papritur Brinkhaus tha: “Midis kancelares dhe meje nuk mund të fusësh as një fije letër”. Edhe shumë mbështetës të Brinkhausit thanë se vërtet duan një ndryshim, por nuk i vënë pikëpyetje qeverisë Merkel. Kancelarja pra mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Që të mërkurën ajo u takua me Brinkhausin, për të diskutuar për bashkëpunimin konstruktiv. Nëse Merkeli i përpunon temat duke iu përmbajtur ngushtë marrëveshjes së koalicionit dhe për çështjet e kontestueshme i jep Grupit Parlamentar ndjesinë se e dëgjon, Brinkhausi, ashtu si më parë Kauderi mund t’i organizojë asaj shumicat e nevojshme.

2. Votëbesimi – Merkeli lufton për pushtetin e saj

Merkeli mori nga Grupi Parlamentar konservator një “jo” për kandidatin e saj të preferuar. Që të mos kesh shumicë te njerëzit e tu, do të thotë të mos kesh shumicë të sigurtë as në parlament. Për të verifikuar nëse koalicioni i madh i CDU/CSU dhe SPD-së e mbështet ende atë, Angela Merkeli mund të kërkojë votëbesimin në parlament. Po të merrte një mbështetje të qartë ajo mund të tregonte: deputetët i kam pas vetes, disfata në Grupin Parlamentar unionist nuk ishte një revolucion anti-Merkel. Po ta humbiste votimin, Presidenti i Gjermanisë mund ta shpërbëjë parlamentin. Epoka e Merkelit do të merrte fund. Në rastin se e fiton votëbesimin, Merkeli mbetet kancelare.

Unionsfraktion im Bundestag, Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) (picture-alliance/dpa/B.von Jutrczenka)

3. Grindje në koalicion – Grupi Parlamentar me besim në vetvete

Në të kaluarën deputetët e Grupit Parlamentar janë ndierë shpesh si marioneta të Zyrës Kancelarore. Tani ata duan të tregojnë pavarësinë dhe kompetencën e tyre. Me nisma ligjore vetjake dhe me kundërpropozime ndaj qeverisë ata mund të përpiqen të krijojnë profil. Kjo mund të rrezikonte jo vetëm stabilitetin e Kancelares, por edhe paqen e koalicionit me SPD. Volker Kauderi i ka propozuar në të kaluarën koalicionit shpesh kompromise dhe shpesh mendonte edhe për interesat e socialdemokratëve. Po të kërkojë tani Grupi Parlamentar nën Brinkhausin politikë të kulluar konservatore, kjo mund t’i zemërojë socialdemokratët dhe të çojë në fundin e parakohshëm të koalicionit.

4. Tërheqje – Merkeli jep edhe më tepër pushtet

Nëse pas zgjedhjeve që priten në Bavari dhe në Hessen, Merkeli do të ndodhet edhe më shumë nën presion, për shkak të rezultateve eventuale jo të mira të konservatorëve, mund të dëgjohen kërkesa për dorëheqje. Merkeli do të kishte atëherë alternativën që në kongresin e CDU-së në dhjetor në Hamburg të mos kandidojë më për kryetare dhe të hapë rrugën për kryetarë të rinj partie. Pas kësaj ajo ose mund të vazhdojë të qeverisë e dobësuar fort, ose t’i japë fund ushtrimit të detyrës si Kancelare. Në të kaluarën Angela Merkeli ka theksuar herë pas here se e konsideron me vend, kur Kancelarja është edhe kryetare partie.

5. Lame Duck – Hapësira e veprimit të Merkelit në botë rrudhet

Në plan ndërkombëtar Merkelin e kërcënon ai fat, të cilin iu desh ta përjetojnë shumë drejtues shtetesh para saj: statusi i një “lame duck”, i një njeriu të pafuqishëm. Një figure pra që është në largim dhe që nuk do të ketë për një kohë të gjatë më pushtet. Me dështimin në votimin e Kauderit është bërë edhe njëherë e qartë se baza e pushtetit të Merkelit lëkundet.  Në plan ndërkombëtar Merkeli vazhdon të respektohet fort dhe të nderohet, por dobësia në Gjermani regjistrohet. Kësaj i shtohet që koalicioni i ri mund të kufizonte edhe hapësirën e saj të veprimit në politikën botërore. Në të kaluarën, Kancelarët gjermanë i zgjidhnin punët shumë herë me para. Politikani i ashpër për buxhetin, Brinkhaus mund t’i vërë Merkelit këtu kufij të ngushtë. Për Emmanuel Macronin, Jean-Claude Junckerin ose Tsiprasin ky mund të ishte një lajm i keq/DW

a.ç

Next Post
Gjiganti që prodhon pjesë për Hyundai-n dhe KIA-n, së shpejti vjen në Shqipëri

Gjiganti që prodhon pjesë për Hyundai-n dhe KIA-n, së shpejti vjen në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In