• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiganti që prodhon pjesë për Hyundai-n dhe KIA-n, së shpejti vjen në Shqipëri

by Java News
27/09/2018 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fabrika e kompanisë Yura, që prodhon pjesë për Hyundai dhe Kia, shumë shpejt do të fillojë punën në Shqipëri. Media serbe, Jugmedija, raporton se së shpejti menaxhimi do të zhvendosë një pjesë të prodhimit të tij nga fabrika e Leskovacit, në Shqipëri. Departamenti që do të shkrihet, i cili merret me prodhimin e kabllove, aktualisht punëson në Serbi rreth 1500 punëtorë.

Departamenti që do të mbyllet është pjesë e fabrikës që u hap në 2012-n në Leskovac të Serbisë në vitin 2012. Prej atëherë, kompania ka marrë vazhdimisht subvencione, ku për çdo vend pune të ri që është krijuar ka përfituar 7000 euro dhe u garantua për pesë vitet e para të operimit e nga Serbia.

Zërat janë vërtetuar rreth një javë më parë, pas një njoftimi zyrtar nga kompania koreane-jugore, ku sipas punonjësve të fabrikës së Leskovac-it, 350 prej tyre do të humbasin punën, vetëm në fazën e parë të zhvendosjes.

“Punëtorët janë të frikësuar për vendet e punës, por menaxherët po përpiqen që t’i garantojnë se jo të gjithë do të humbasin punë, por vetëm 350 prej tyre, kryesisht ata që kanë marrë shpesh raporte mjekësore dhe ata që kanë dështuar në përmbushjen e planit të prodhimit,”- tha një punëtor i kompanisë Yura, i cili zgjodhi që të mbetet anonim.

Shtuar kësaj, kompania Yura ka ndërtuar një tjetër fabrikë, kapacitetet e së cilës kërkojnë rreth 500 punëtor në Leskovac. Menaxherët thonë se disa prej 1500 punëtorëve të departamentit që do të transferohet në Shqipëri do të transferohen në fabrikën e re, ndërsa të tjerë do të kalojnë në punë të reja brenda fabrikës ekzistuese.

Një punëtor tjetër, kreu i një prej njësive të prodhimit, thotë se premtimet e kompanisë koreane duhet të merren me rezerva dhe se këta 350 punonjës nuk do të jenë të vetmit që do të humbasin vendet e punës. YURA gjithashtu pritet të hapë një fabrikë të re dhe shumë të sofistikuar për disa ditë, ku do të gjejnë punë deri në 1.000 njerëz nga Leskovac.

Jugmedija u përpoq që të marrë një qëndrim nga menaxhimi i kompanisë YURA, por pa shumë sukses.

Me sytë nga Shqipëria

Yura Corporation dorëzoi në fillim të këtij viti një plan biznesi pranë autoriteteve shqiptare, për të fituar kontratë 1 euro në Fier. http://www.monitor.al/yura-corporation-bashkepunetori-hyundai-dhe-kia-hedh-syte-nga-shqiperia/Plani i  biznesit premton një investim të konsiderueshëm, si dhe punësim në nivele të kënaqshme të paktën si fillim sipas një prononcimi të mëparshëm nga AIDA-s. duket se edhe për Shqipërinë po shfaqen në horizont disa mundësi për zhvillimin e kësaj industrie automotive për procese elementare. Në kushtet kur sot janë dy kompani të cilat kanë gjeneruar punësim të dukshëm dhe kanë plane zhvillimi, si PSZ Albania  dhe Forschner Albania, të dyja gjermane, në treg është shfaqur interes edhe nga kompani të tjera.

Kontratë 1 euro për Yura Corporation

Kompania koreanojugore duket se e ka të qartë orientimin që do të ketë biznesi i saj në Shqipëri. Do të prodhojë zgjidhje kabllore për modele të ndryshme të makinave të markave Hyundai, KIA apo Daimler. Duke pasur parasysh investimin, por edhe numrin e vendeve të reja të punës të gjeneruara, kompania ka qenë në negociata për të përfituar nga opsioni i kontratës me 1 euro për 20 vjet, një praktikë e njohur kjo për investimet jo vetëm të kësaj natyre. Kompania ka kërkuar një mjedis që të përmbushë kërkesat e saj për shtrirjen që duhet të kenë linjat e prodhimit dhe opsioni që është në diskutim është baza e tubave, një pronë e kompanisë shtetërore të prodhimit dhe nxjerrjes së naftës Albpetrol që ndodhet në dalje të Fierit kur shkon për në Vlorë.

Zgjerimi i Forschner

Kompania gjermane Forschner, që ka aktivitet në fushën e regjimit të përpunimit aktiv në prodhimin e sistemeve kabllore për automjete, kryesisht autobusët e Benz Mercedes, ka nisur aktivitetit në Shqipëri në vitin 2015 me një fabrikë në Vaqarr, ku k ambi 400 të punësuar.

Aktualisht kompania ka në plan zgjerimin me ndërtimin e një fabrike të dytë me një sipërfaqe prej 25-30 mijë metrash katrorë (për vetë proceset e punës kërkohen ambiente të mëdha). Investimi pritet të jetë në total rreth 13.5 milionë euro (7.5 milionë euro për ambientet dhe pjesa tjetër për pajisjet), që do të hapë edhe 1200 vende të tjera pune. Forschner ka marrë me qira një sipërfaqe prej 4500 metrash katrorë po në zonën e Spitallës, ku për 6 muaj do të punësojë 200 persona. Kjo njësi do të shërbejë njëkohësisht dhe për trajnimin e punonjësve deri në momentin që do të hapet fabrika e re, që pritet të përfundojë brenda dy vitesh. Aktualisht, kapaciteti i kompanisë me fabrikën e Vaqarrit është 50 mijë njësi kabllo në muaj, ndërsa pas investimit në Spitallë, ai do të trefishohet në 150 mijë njësi/monitor

a.ç

Next Post
Policia aksion në Tiranë, arrestohen tre shpërndarës droge

VIDEO/ Shpërndante drogë pranë shkollave 9-vjeçare, prangoset i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare”- Gjyqtari Smith lexon verdiktin për ish-krerët e UÇK-së: S’ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës!

“Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare”- Gjyqtari Smith lexon verdiktin për ish-krerët e UÇK-së: S’ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës!

September 16, 2026
Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen në rrugë, policia ndërhyn!

Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen në rrugë, policia ndërhyn!

September 16, 2026
FOTO-LAJM/ Me sytë nga Haga, pamjet e para nga seanca për verdiktin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së!

FOTO-LAJM/ Me sytë nga Haga, pamjet e para nga seanca për verdiktin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së!

September 16, 2026
VIDEO/ “Në emër të popullit, shpallen të PAFAJSHËM!”, mijëra qytetarë presin verdiktin në sheshin e Prishtinës me flamuj e simbole kombëtare!

VIDEO/ “Në emër të popullit, shpallen të PAFAJSHËM!”, mijëra qytetarë presin verdiktin në sheshin e Prishtinës me flamuj e simbole kombëtare!

September 16, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

EMRI/ Po trafikonte 6 klandestinë drejt vendeve të BE me 700 euro personi, arrestohet 23-vjeçari në Korçë! Ja çfarë i gjeti Policia

September 16, 2026
Në pritje të verdiktit nga Haga, vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së dhe drejtësi, s’ka arsye për dënim

Në pritje të verdiktit nga Haga, vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së dhe drejtësi, s’ka arsye për dënim

September 16, 2026
LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kosova pret lirimin

LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kosova pret lirimin

September 16, 2026
“Jam krenar për secilin prej tyre”- Djali i Krasniqit flet nga Haga: Presim që sot të katërt të lirohen nga akuzat!

“Jam krenar për secilin prej tyre”- Djali i Krasniqit flet nga Haga: Presim që sot të katërt të lirohen nga akuzat!

September 16, 2026
‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

Kongresmeni amerikan para vendimit për ish-krerët e UÇK: Anshmëria politike të mos ketë vend në Hagë!

September 16, 2026
“Liria ka emër!”, Kosova pret me ankth verdiktin e Hagës! Fotot e 4 ish-drejtuesve të UÇK-së vendosen në qendër të Prishtinës, mijëra në shesh

“Liria ka emër!”, Kosova pret me ankth verdiktin e Hagës! Fotot e 4 ish-drejtuesve të UÇK-së vendosen në qendër të Prishtinës, mijëra në shesh

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com