• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Leku vijon të forcohet përballë dollarit amerikan

by A R
14/08/2017 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dollari ka shënuar sot nivelin më të ulët të këmbimit ndaj monedhës vendase, që nga nëntori i vitit 2014. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 112.2 lekë, duke rënë me 0.47 lekë në raport me një ditë më parë.

Në fillim të vitit dollari këmbehej në tregun vendas me 129.7 lekë, rreth 17.5 lekë më shumë.

Rënia e dollarit lidhet kryesisht me zhvlerësimin e tij në tregjet ndërkombëtare, por edhe me faktin që euro në tregun vendas vijon të mbetet e dobët, pavarësisht se ajo po vlerësohet në bursat ndërkombëtare, duke tërhequr poshtë edhe dollarin.

Gjatë ditës së sotme, një euro u këmbye në bursat ndërkombëtare me gati 1.18 dollarë, nga gati 1.06 dollarë, që ishte në fillim të këtij viti.

Por, ndonëse Euro në tregjet ndërkombëtare ka arritur nivelet më të larta që nga tetori 2014-ës, në tregun shqiptar është afër niveleve më të ulëta në gati 9 vjet. Sot, një euro blihej me 132.51 lekë, me një rritje prej 0.06 lekë në raport me një ditë më parë. Euro në tregun vendas është në nivele më të ulëta edhe se dhjetori 2016, kur monedha e përbashkët në bursa zbriti në 1.045 USD (në dhjetor euro këmbehej me rreth 135 lekë).
Pikërisht kjo dobësi e euros në tregun vendas ka bërë që edhe dollari të zhvlerësohet, në mënyrë që të ruhen raportet e kryqëzuara në bursa (p.sh. aktualisht

132.52/112.23=1.18, ndërsa në 20 dhjetor 134.98/ 129.21=1.045).
Zhvlerësimi i monedhës së gjelbër favorizon të gjithë ata që blerjet e tyre i bëjnë kryesisht online. Faqet kryesore të tregtimit online përdorin dollarin si monedhë kryesore të këmbimit. Për 100 dollarë blerje online, sot do t’ju kushtojnë 1,750 lekë më pak se në fillim të këtij viti.

Blerjet online në dollarë kanë qenë veçanërisht të preferuara nga shqiptarët në periudhën 2008-2009, kur dollari zbriti në rreth 80-90 lekë, por më pas ai u forcua, për të arritur në rreth 130 lekë në 2015-2016, duke mos qenë më aq i leverdisshëm.

Victoria’s Secret dhe të tjera ku mund të blihet me dollarë, si Alibaba Express dhe Ebay, janë në më të preferuarat e rinjve shqiptarë për blerjet online. Vajzat bëhen në grupe dhe pasi “gjuajnë” kur janë uljet më të mëdha porositin online veshjet apo aksesorë të tjerë, duke i paguar me kartë krediti, që më pas u vinë tek dera me postë.

Edhe në euro blerjet janë gjithashtu më të lira, teksa në nivelin e 133 lekëve, euro është më e lirë se disa vite më parë, kur këmbehej me 140 lekë. Por kursimi më i lartë mbetet me dollarin, teksa për 100 euro blerje, kursimi sot është vetëm 700 lekë.

Rënia e dollarit dhe euros kanë amortizuar disi rritjen e kostos së blerjeve online nga taksimi, teksa nga gushti 2016, të gjitha blerjet mbi 22 euro paguajnë taksë doganore dhe TVSH. (20% TVSH 2.4% taksë doganore).

Ky veprim, sipas financave, u bë për të shmangur në konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import. /Monitor/a.m.

Next Post
Sherri për pronën mes ish-bashkëshortëve, njerëzit e burrit dhunojnë ish-gruan e tij brenda banesës

Sherri për pronën mes ish-bashkëshortëve, njerëzit e burrit dhunojnë ish-gruan e tij brenda banesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In