• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherri për pronën mes ish-bashkëshortëve, njerëzit e burrit dhunojnë ish-gruan e tij brenda banesës

by Java News
14/08/2017 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua është dhunuar dhe është kërcënuar me armë zjarri brenda banesës së saj nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bratkaj të Vlorës rreth orës 01:30 të natës.

Sipas informacioneve nga policia, kanë qenë banorët e tjerë që njoftuan për të shtëna me armë. Në bazë të verifikimeve, rezulton se dy persona, njëri prej tyre Ervis Karçanaj 24 vjeç kurse tjetri ende i paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e gruas me iniciale F.S dhe kishin qëlluar me armë në korridor. Më pas, kishin ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk mbeti njeri i plagosur.

Pas ngjarjes, dy personat u larguan nga banesa. Nga hetimet e deritanishme policia ka zbuluar se njëri prej autorëve, Ervis Karçanaj është nipi i ish-burrit të gruas që u dhunua. Qytetari me iniciale SH.S është divorcuar ligjërisht me gruan F.S, por mes tyre kanë vazhduar konfliktet për motive pronësie, thotë policia.

Në kushte të tilla, ish-bashkëshorti vendosi njerëzit e tij për të kërcënuar ish-gruan për t’u larguar nga banesa ku ndodhi ngjarja. Pas arrestimit të 24-vjeçarit Karçanaj, vazhdojnë hetimet për të kapur personin e dytë.

Njoftimi i policisë

Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër,  pasi  kanë hyrë në  një banesë, kanë kanosur me armë zjarri të zonjën e banesës, duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj.

Më datë 14.08.2017 rreth orës 01:30, Salla Operative Vlorë njoftohet se në një banesë në fshatin Brataj, ka të shtëna me armë zjarri, njofton policia.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se është qëlluar me armë në  banesën e shtetasit Sh.S dhe F.S.

Autorët kanë qënë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar më armë në pjesën e brendshme të banesës, (në korrior),  kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases  F.S, dhe më pas janë larguar menjëherë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se ish bashkëshortët (shtetasit Sh.S. dhe F.S), të cilët  janë ndarë ligjërisht,  kanë konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetërin për çështje pronësie.

( Dyshohet se dy shtetasit kanë hyrë në banesë, për të kanosur me armë shtetasen F.S., ku  kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj saj,  si një formë kërcënimi për tu larguar nga banesa e ish bashkëshortit të saj).

Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve që policia nisi për identifikimin dhe kapjen e autorëve u  bë e mundur kapja dhe ndalimi i njërit prej tyre, konkretisht: Ervis Karçanaj, 24 vjeç, banues në Velsh,Vlorë.

Ky shtetas rezulton të jetë nip i shtetasit Sh.S., ku  së bashku me autorin tjetër (ende të paidentifikuar nga policia), kanë hyrë në banesë dhe kanë kanosur shtetasen F.S..

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje.

a.ç

 

 

 

Next Post
Ish-banorja e BB ngre temperaturat në ishullin e VIP-ve në Greqi (FOTOT)

Ish-banorja e BB ngre temperaturat në ishullin e VIP-ve në Greqi (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com