• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lehtësohen masat, zgjerohet “harta e gjelbërt”, lejohet lëvizja e taksive me dy pasagjerë

by A R
30/04/2020 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e hapjes dhe lehtësimit të masave që do të hyjnë në fuqi që nga data 4 Maj.

“Jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe përcaktues për vijimin e situatës epidemike në vend. Nga vlerësimi i vazhdueshëm i të dhënave epidemiologjike, konstatohen ende vatra aktive infeksioni, në disa zona të vendit, ku po punohet intensivisht nëpërmjet testimit dhe gjurmimit agresiv të kontakteve.

Strategjia e ri-ihapjes e hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, parashikon disa faza të lehtësimit të ngadaltë dhe të kujdesshëm të masave shtrënguese”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar përfshirjen në “zona të gjelbërta” edhe të 18 bashkive të tjera në vend që konsiderohen më risk të ulët për përhapjen e infeksionit.

“Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë”, bëri të ditur Manastirliu.

Duke theksuar se ky vendim është marrë në përputhje me ecurinë e kurbës epidemiologjike dhe indikatorëve të sistemit shëndetësor si dhe duke u bazuar në nivelet e riskut, Manastirliu tha se “zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të percaktuara për këto zona.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person.

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer.

Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

Manastirliu tha se nga 4 maji do të lejohet shërbimi taksi ndërqytetas deri në dy pasagjerë nga e njëjta familje.

Next Post
Akuzat e PD për Porto Romanon, reagon “MIE”: Kontrata në përputhje me ligjet në fuqi, do të padisim për shpifje Çlirim Gjatën

Akuzat e PD për Porto Romanon, reagon "MIE": Kontrata në përputhje me ligjet në fuqi, do të padisim për shpifje Çlirim Gjatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

October 31, 2026
Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

October 31, 2026
Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

October 31, 2026
Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In