• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për Porto Romanon, reagon “MIE”: Kontrata në përputhje me ligjet në fuqi, do të padisim për shpifje Çlirim Gjatën

by Ardit Rada
30/04/2020 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ku këta të fundit akuzonin qeverinë se po u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat.

MIE-s, shkruan se moria e akuzave të PD ka ardhur për vendimarrjen e sotme të parlamentit, i cili miratoi me shumicë votash, projektligjin “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncensionit të formës BOT (Ndërtim, shfrytëzim, transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano Durrës, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncensionare “Porti MBM (multi buoy mooring)”.

Më tej MIE shkruan se këto akuza të PD janë të pabaza dhe janë keqinterpretuar  me një kontratë ekzistuese që prej vitit 2015.

Reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:

Opozita ka dalë sot me një mori akuzash dhe shifjesh për vendimarrjen e sotme të parlamentit, i cili miratoi me shumicë votash, projektligjin “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncensionit të formës BOT (Ndërtim, shfrytëzim, transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano Durrës, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncensionare “Porti MBM (multi buoy mooring)”.

Me keqardhje për akuzat e pabaza dhe keqinterpretimet e një kontrate ekzistuese qysh prej vitit 2015, sqarojmë se:

Kontrata bazë e këtij koncensioni është miratuar me ligjin Nr.104/2015. Kjo kontratë është ndryshuar në vitin 2018 me ligjin nr.13/2018.

Ndryshimet e bëra së fundmi në këtë kontratë janë tërësisht ligjore dhe në përputhje me dokumentet strategjikë të zhvillimit të sektorit detar, të miratuar nga Qeveria Shqiptare.

  1. Kontrata bazë

Në kontratën e vitit 2015, në Nenin 3 përcaktohet “Objekti i koncensionit”, i cili parashikon ndërtimin e Portit dhe ofrimin e shërbimit të ngarkim – shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure.

Në pikën 1 të kontratës bazë, “Përkufizime”, cilësohet se “shërbime” do të thotë veprimtaria që do të kryhet nga koncensionari, sic përcaktohet në nenin 25, “Shërbimet”. Kjo do të thotë se ndryshimi në kontratë nuk parashikon ofrimin e një shërbimi të ri në port.

  1. Ligji i posaçëm i koncesioneve dhe partneritetit publik

Ligji nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, në nenin 31, pika 2, gërma “ç”, parashikon se “Ndryshimet në kontratë mund të bëhen me iniciativën e të dyja palëve kontraktuese, veçanërisht në rastet e mëposhtme:

ç) Në raste të tjera që çojnë në ndryshimin e situatës reale ose ligjore për përdorimin e objektit apo ofrimin e shërbimeve, ose në realizimin e kontratës.”

  1. Strategjia Sektoriale e Transportit dhe Planit të Veprimit 2016-2020

Ky projektligj është në përputhje të plotë me Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016-2020 ku në objektivat e Prioritetit të dytë Strategjik “Rritja e qëndrueshme për tregjet detare dhe portuale” parashikohet rehabilitimi dhe modernizimi i infrastrukturës dhe shërbimeve portuale, edhe nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së koncesionit Porti MBM.

Shtesa e kontratës koncensionare ka qëllim të vetëm shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të lira të akuatoriumit në terminalin verior edhe në argjinaturën jugore, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Porto Romanos.

Nga ana financiare, kjo shtesë e kontratës nuk shoqërohet me efekte shtesë për buxhetin e shtetit, përkundrazi, duke u shtuar të ardhurat e koncensionit, shtohen të ardhurat në buxhetin e shtetit nga Fee koncensionare. Referuar nenit 13 të kontratës bazë, koncensionari i paguan autoritetit kontraktues, një tarifë koncensioni të barabartë me 2% të xhiros vjetore, që koncensionari grumbullon nga tarifat e aplikuara.

Shtesa e kontratës nuk ka asnjë ndikim në çështjet e sigurisë kombëtare, pasi sipas legjislacionit në fuqi:

  1. Konventa e Organizatës Ndërkombëtare Detare, “Për krijimin e lehtësiravë për trafikun ndërkombëtar detar”, Londër 9 prill 1965, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin nr.9428 datë 13.10.2005 dhe
  2. VKM Nr.892, datë 21.12.201, “Për miratimin e rregullores ‘Për formalitetin e anijeve që operojnë në portet detare të Republikës së Shqipërisë”,

të gjitha anijet që hyjnë në Republikën e Shqipërisë janë të detyruara, që 24 orë përpara mbërritjes në port, të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë të gjitha strukturave shtetërore, të cilat kanë detyrimin për monitorimin dhe kontrollin e mallit.

Porti MBM në këtë aspekt nuk ka asnjë ndryshim, nga portet e tjera të vendit, përsa i përket procesit të monitorimit të anijeve. Janë të njëjtat institucione, që monirojnë anijet që hyjnë si në portin MBM, ashtu dhe portet e tjera detare të vendit. Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve kanë zyra brenda territorit të portit, ose në afërsi të tij, pasi ky port është prej kohësh funksional.

Bazuar në gjithë sa më lart, është e qartë se sulmet e PD-së synojnë të dezinformojnë opinion publik, për të denigruar punën e Qeverisë, duke hedhur baltë mbi një projekt, i cili synon të rrisë zhvillimin ekonomik të zonës së Porto Romanos, por edhe më gjerë.

Në respekt të së vërtëtës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përgatisë një padi për shpifje, për zëdhënësin e kësaj morie sajesash, z.Çlirim Gjata.

/e.rr

Next Post
Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Shërohen dy mjekët e spitalit ‘Shefqet Ndoqi’, dolën negativë

Manastirliu: Të riatdhesuarit me banim në "zonat e kuqe" do të vetëkarantinohen në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

August 21, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

August 21, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Ethet e gushtit në PS, Rama mbledh ministrat në Pogradec: “Prova” dhe sinjalet për 6 ndryshime në Qeveri?

August 21, 2026
Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

August 21, 2026
Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

August 21, 2026
Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

August 21, 2026
Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

August 21, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Pak nga zjarri i Gazës për të rindezur flakën e shuar të Revolucionit Flamingo

August 21, 2026
VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat, pasagjerët heronj shmangin tragjedinë në pak sekonda! Momenti kur kontrollojnë autobusin me 50 udhëtarë

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat, pasagjerët heronj shmangin tragjedinë në pak sekonda! Momenti kur kontrollojnë autobusin me 50 udhëtarë

August 21, 2026
VIDEO/ Autobusi turistik përfshihet nga flakët në Kaliforni, të paktën një i vdekur! Mister shkaku, shikoni pamjet tronditëse

VIDEO/ Autobusi turistik përfshihet nga flakët në Kaliforni, të paktën një i vdekur! Mister shkaku, shikoni pamjet tronditëse

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com