• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

by Mero Baze
14/01/2026 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia që ka dalë më e dëmtuar se kushdo tjetër nga zgjedhjet e fundit. Rezultati ka të bëjë me humbjen e identitetit politik të LDK-së. Lumir Abdixhiku nuk gaboi në zgjedhjet e fundit. Ka gabuar qysh në zgjedhjen e parë si kryetar i LDK-së. Pas katastrofës elektorale të LDK-së më 2021, pasi Vjosa Osmani tërhoqi gjysmën e elektoratit të saj drejt Vetëvendosjes, Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së dhe gjesti i parë që ka bërë ishin votat për Vjosa Osmanin si presidente nën parrullën se “LDK lufton për shtet dhe jo për pushtet”. Si parrullë nuk është keq, por nëse votat e tua ia jep një partie që në fakt lufton për pushtet e jo për shtet, ke tradhtuar identitetin e partisë tënde.

Në momentin që LDK i dha mandatin Vjosa Osmanit më 2021 si presidente, duke qëndruar vetë në opozitë, ajo u kthye nga një parti e madhe e Kosovës në një suplement të Vetëvendosjes. Këtu nuk është fjala te personaliteti i Vjosa Osmanit, por te fuqizimi i një fenomeni që brejti LDK-në. Dhe LDK u përgjysmua pikërisht nga bashkimi me Vetëvendosjen e Vjosa Osmanit dhe gjysmës së partisë. Në kohën që gjysma e mbetur e miratoi këtë brejtje të LDK-së duke ia forcuar pozitën asaj që e shkatërroi LDK-në, pjesa e LDK-së që udhëhoqi deri më sot Abdixhiku mund të quhet LDK e mbetur nga Vjosa Osmani, por jo LDK e Ibrahim Rugovës, me emrin e të cilit bëhet folklor në LDK.

Pra identiteti i LDK-së nga një parti udhëheqëse u shndërrua në një parti suplement i Vetëvendosjes, një parti armiqësore me LDK-në si në ideologji ashtu edhe në ambicien për të qenë shumicë në Kosovë.

Praktikisht e gjithë kjo periudhë e vegjetacionit të LDK-së në opozitë ka qenë një periudhë jo politike, por një burokraci politike e Abdixhikut, i cili nuk e di pse sillet sikur ka marrë përsëri 51 e jo 15 deputetë.

Tani e ardhmja e LDK-së nuk përcaktohet më nga lideri i ri që do t’i zgjidhet, por nga rruga afatgjatë që do të zgjedhin. Nëse ata do të vazhdojnë rrugën e bashkimit politik me Vetëvendosjen, atëherë do të kemi një shkrirje të tyre të plotë në Vetëvendosje, çka në të vërtetë është një rrugë e nisur qysh më 2021. Nuk është ndonjë tragjedi e madhe, por nuk do të ketë më LDK. Reflektimi i parë i Lumir Abdixhikut ishte pazari për 15 mandatet e deputetëve që ka marrë LDK-ja, duke u thënë fitimtarëve “ejani të flasim”. Pra, edhe pse është turpëruar tërësisht, ai mendon se ka rëndësi pasi mund të bëjë pazar me 15 mandatet për të marrë ndonjë karrige në pushtet. Kjo nuk është më LDK. Kjo është një fraksion i moderuar i Vetëvendosjes.

LDK mund të mbijetojë me një strategji të re politike, që synon aleanca afatgjata që e rrisin atë si parti opozitare. Abdixhiku është qartazi për shkrirjen me Vetëvendosjen. Kandidati përballë tij duhet të jetë dikush që ia heq LDK-në nga thonjtë Vetëvendosjes. Dhe duhet të jetë dikush që i thotë diçka Kosovës dhe ngjall besim se mund ta qeverisë atë.

Për fat të keq, Përparim Rama nuk ka ambicie politike, por si model fitues dy herë në Bashkinë e Prishtinës do të ishte një lider real i ri i LDK-së. Ose dikush i ngjashëm me të, që është i hapur në aleancat me partitë e tjera opozitare. Mbi të gjitha u duhet një lider që të jetë fleksibël në aleanca me partitë opozitare, jo bllokues në objektivin që ato të jenë të bashkuara me një projekt politik afatgjatë përballë Albin Kurtit, dhe të mbajë të bashkuar LDK-në pa luftë brenda saj, pa luftë brezash dhe mbi të gjitha të ndalë rrjedhjen drejt Vetëvendosjes.

Ky është i vetmi profil politik që e shpëton LDK-në nga shkrirja në Vetëvendosje. Nëse kjo nuk ndodh, mos u shqetësoni. Nuk ndodh ndonjë hata e madhe, se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj. Por LDK-në, po ju mori malli, kërkojeni te Albin Kurti, një lider i lindur dhe i formuar duke urryer Ibrahim Rugovën, identitetin e tij politik dhe tërësisht i kundërt me të. Sot ia ka dalë të jetë i plotpushtetshëm në Kosovë dhe të gllabërojë edhe trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës. Madje kjo është e vetmja trofe politike në jetën e tij. Falë LDK-së.

Next Post
“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

Comments 1

  1. Donika Mi Halé says:
    3 months ago

    LDK, VV, janë këthyer në partiçka SHKËRDHATË.
    Rroftë SHKËRDHATOKRACIA kosovare.
    Rroftë SKUTHLLËKU kosovar.
    Rroftë BYTHQIRLLËKU kosovar i këthyer tashmë në një “institut” kryelartësie.
    Rroftë SPIUNLLËKU kosovar, karakteristikë e pothuaj mbi 50% të kësajë treve shqipfolëse.

    Reply

Leave a Reply to Donika Mi Halé Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wang Yi: Kina e gatshme të punojë me të gjitha palët

Wang Yi: Kina e gatshme të punojë me të gjitha palët

April 22, 2026
Zjarri në landfillin e Bushatit vijon aktiv prej së dielës, shtohen kapacitetet në terren

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon aktiv prej së dielës, shtohen kapacitetet në terren

April 22, 2026
Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

April 22, 2026
Të premten mund të vendoset gjithçka! Donald Trump jep sinjalin për një kthesë të madhe në bisedimet me Iranin

Të premten mund të vendoset gjithçka! Donald Trump jep sinjalin për një kthesë të madhe në bisedimet me Iranin

April 22, 2026
Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

April 22, 2026
Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

April 22, 2026
Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

April 22, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

April 22, 2026
IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)

IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)

April 22, 2026
Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In