• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Detajet e Lazaratit, policia: Sulmi pas ndalimit të një autmojeti të armatosur

by
24/06/2015 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detajet e sulmit ndaj forcave të RENEA-s, ku për pasojë humbi jetën efektivi Ibrahim Basha.

Sipas policisë, sulmi ka nisur pas ndalimit të një autmojeti të armatosur.

“Në dt. 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat forcat e FNSH të cilat ishin të planizuara me shërbin në vendin e quajtur “Kazinoja” mbi ish Pularinë tek kryqëzimi që të çon në lagjen Lenxatë, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar.

Po kështu në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme u bë plani i operacionit për kapjen e persnave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.

Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00 filloi operacioni për kapjen e grupit e personave te armatosur të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.

Gjatë operacioni për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës u kostatua një automjet Benz i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.

U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit i cili është shtetasi Xhulio Ilirjan Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA me mjetin tip Volzvagen me targa MB 060 AA, ku në afërsi të vendit të quajtur “Pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punojësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër ka gjetur vdekjen, ndërsa punojësit e policisë J. I. dhe P. H. janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë per një trajtim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën .

Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip benc i bardhe së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo.

Gjatë kqyrjes së automjetit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në këtë automjet janë gjetur, një arsenal armësh:

Një automatik kallashnikov,një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitrolozi , një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si KOKAIN.

Gjithashtu po gjatë kësaj kohe është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të tjerë nga fshati Lazarat për të parë kanë lidhje me ngjarjen apo jo.

Ndërkohë forcat e policisë mbajnë në vëzhgim grupin e armatosur që ndodhet te ish Pularia në fshatin Lazarat.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur është hartuar një plan opereacional , për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur që qëlluan punonjësit e policisë.

Në ndihmë të forcave të policisë kanë mbritur grupe të tjera të fnsh dhe të Reneas si dhe janë angazhuar dy helikopterë të ushtrisë për të transportuar forcat e policisë.

Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka mbritur Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako , Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato , Prokurori i Krimve të Rënda Andan Zholi, si dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Krimeve të Rënda.

Po vijon operacioni për kapjen e personave të armatosur.

Policia është e vendosur për të zbatuar rrepësisht ligjin   për kapjen dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që goditën punonjësit e policisë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa apo tërheqje të Policisë.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për vepren penale “Vrasja e punojesve te policise” ne bashkepunim prashikuar nga nenet 79/b, e 25 te K.Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.

Next Post

Zyrtarët gjermanë: Nuk duam azilantë nga Kosova dhe Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com