• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laura Vorpsi zbulon lidhjen me biznesmenin

by Aalison Pearse Stevens
18/09/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dasma e djalit të pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqit, mblodhi 600 të ftuarit VIP në Pallatin e Kongreseve, që për herë të parë hapi dyert për një veprimtari të tillë. Në ceremoninë e së shtunës së Redon dhe Mariam Ndroqit, nuk munguan çiftet e zyrtarizuar, por edhe ata të rinj që kishin rezervuar këtë dasmë madhështore për të dalë hapur në njëfarë mënyre pas një lidhjeje të fshehtë.

Çifti më i ri që kanë pozuar para banerit me Ylli & Mimoza Ndroqin ishin ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, sot koordinatore, dhe biznesmeni i njohur, Theodhor Çami. Që pas largimit si zëdhënëse e PD-së, Laura i ka pasur të rralla daljet e saj publike, dhe kjo është hera e parë që ajo shfaqet dhe me veshje mondane, një fustan në ngjyrën e gjelbër rrëzëllitëse. Stilit të saj i është përshtatur dhe Teo, i cili ra në sy për kombinimin shik me kravatën dhe kë- pucët, në nuancat e ngjyrës së fustanit të Laurës.

ndroqi-lauraSipas mediave të ndryshme, Laura Vorpsi e ka mbajtur larg vëmendjes jo vetëm jetën e saj publike, por edhe lidhjen me biznesmenin Theodhoro Çami, me të cilin pavarësisht se është fotografuar për herë të parë në këtë dasmë, flitet se është një histori që nisi para një viti. Sipas miqve të tyre, ata filluan të frekuentoheshin që pas kthimit të Laurës nga Gjermania vitin e kaluar, ku shkoi për një stazh pranë partisë së Kancelares Angela Merkel (CDU).

Disa vite më parë ishzëdhënësja e PD-së konsiderohej si nga zyrtaret më seksi dhe të bukura të asaj kohe, prezenca mediatike e së cilës shoqërohej me shkrime në faqet e shtypit rozë sa i takon jetës private, stilit të jetës, apo miqësive të saj me njerëz të rëndësishëm, me të cilët shfaqej në publik. Po kush është Teo në krah të saj, për të cilin miqtë e tyre të përbashkët thonë se Laura është në një lidhje të konsoliduar?

Ai është pronar i televizionit “In” në Shqipëri, i kompanisë “Universal Albanian Media” dhe i një agjencie të njohur publicitare, “Le Spot Group”. Në Tiranë ai njihet për miqësitë me vajza të njohura dhe të bukura të ekranit, por asnjëherë nuk është marrë vesh nëse ka pasur thjesht shoqëri apo diç- ka më shumë me ndonjërën prej tyre. Sa për Laurën, mesa duket njerëzit e tyre më të afërt janë në dijeni që ata kanë një marrëdhënie të konsoliduar, përderisa ftesat u shkojnë çift. Përveç punës si pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, 29-vjeçarja duket se po i dedikohet jetës private.

Ajo po flitet për këtë histori të re, tri vite pas ndarjes nga ish-Mr. Albania, Gerald Shahu. U fol në atë kohë se patën një ndarje konfliktuale pas disa vitesh fejesë, për të cilën nuk pranuan të flisnin në media as njëri dhe as tjetri.

ÇFARË MENDON LAURA PËR BURRIN IDEAL, PARANË DHE MARTESËN

Gjatë karrierës së saj si zëdhënëse e PD-së, Laura Vorpsi ishte në qendër të vë- mendjes mediatike jo vetëm si femër interesante në prezencën e saj, por edhe çfarë këndvështrimi ka ajo për jetën. Në një nga intervistat e saj për gazetën “Panorama”, Laura ka folur për burrin ideal, paratë dhe martesën.

Pyetjes se cili është imazhi i saj për burrërinë e një mashkulli, ajo i është përgjigjur: “Nëse flasim për imazh, do të thoja Bruce Willis”. Ndërsa sa i takon planit për martesë e për të krijuar familje dhe si do të ndikonte familja në jetën e një politikaneje, ajo shprehej: “Mënyra se si jam rritur më ka mësuar të vlerësoj familjen si gjënë më të shtrenjtë dhe më të dashur që Zoti i ka dhuruar njeriut.

Kurdo që vullneti i Zotit të vijë tek unë për krijimin e një familjeje, do të jem krahëhapur dhe falënderuese për atë bekim. Mendoj që familja luan rol kryesor në jetën e çdo politikani, në përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e tij në punët e përditshme.

Sa i takon pushtetit politik, ajo thotë se: “Pushteti për mua nuk është qëllim në vetvete, por është mjet për të influencuar në përmirësimin e gjendjes së vendit tim dhe për të luftuar padrejtësitë. Nëse do të kisha pushtet të ndryshoja një element të vetëm në këtë vend, do ta nisja nga padrejtësia çerek shekullore e pronave”. Ajo nuk heziton të flasë për vlerën e parasë në jetë, të cilat i konsideron “të nevojshme”.

Nuk ka hezituar të flasë rreth kujdesit për pamjen dhe hobet jashtë politikës, duke thënë: “Nuk bëj asgjë përveçse rutinës normale, që është besoj e njëjtë për çdo femër. Jashtë politikës parapëlqej artin, veçanërisht pikturën dhe pianon. Sa herë që gjej mundësinë dhe kohën e lirë, jam duke shijuar një koncert në TKOB, zakonisht më tim atë. Pjesa e udhëtimeve jashtë vendit jo vetëm për ‘shopping’, siç e quajmë në ‘slang’, është një tjetër kënaqësi, të cilën e ndaj gjithmonë me mamanë time”.

Panorama/d.i.

Next Post
Ku të çon mushka, o gomar?

Ku të çon mushka, o gomar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In