• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largohet deputeti i tretë nga PD, Fatjon Veizaj lë mandatin: Lidershipi s’i përgjigjet interesit të demokratëve!

by A R
16/01/2023 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat i Vlorës, Fatjon Veizaj, ka vendosur ta dorëzojë mandatin e ligjvënësit.

Përmes Facebook, ai njofton se kundërshton vendimin e Alibeajt për përjashtimin nga Grupi të disa deputetëve. Sikurse shprehet se lidershipi i PD nuk po i përgjigjet interesit të bazës.

Veizaj shkruan se PD nuk po arrin të bashkohet dot dhe kjo për të duket e largët.

Fatjon Veizaj është deputeti i tretë që dorëhiqet në pak muaj nga Partia Demokratike, pas Grida Dumës dhe Alfred Rushajt.

REAGIMI I PLOTË:

Të nderuar miq,

Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese.

Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës.

Kanë plot të drejtë demokratet në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të treja këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre diteve.

Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qendroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.

Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.

Detyrën time si opozitar do të vazhdoj ta kryej me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale!

Falenderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë të pashkelur më parë!

/a.r

Next Post
‘Truri’ i ‘Big Brother VIP’, Eduart Grishaj, flet për herë të parë për morinë e mesazheve në rrjet

‘Truri’ i ‘Big Brother VIP’, Eduart Grishaj, flet për herë të parë për morinë e mesazheve në rrjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

October 27, 2026
“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

October 27, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

October 27, 2026
Aksident në “Bypassin” e Fierit, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi!

INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

October 27, 2026
Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

October 27, 2026
Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

October 27, 2026
Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In