• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lange: Reforma në Drejtësi, një proces unik në gjithë rajonin, Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit

by Java News
16/09/2019 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Gjermani, Christian Lange pas takimit me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla , ka deklaruar se Reforma në drejtësi është një parakusht i rëndësishëm për procesin e përafrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera Sekretari Parlamentar i Shtetit i cili ndodhet në Shqipëri nga data 15 shtator dhe do të qëndrojë deri më datë 17 shtator ka thënë se Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një proces unik në të gjithë rajonin, i cili tashmë ka arritur synime të rëndësishme dhe hap rrugën për një drejtësi të reformuar tërësisht, e cila duhet të orientohet vetëm nga e drejta dhe ligji.

Më pas Lange është shprehur se është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në fund Lange është shprehur se është plotësisht i bindur që shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet në mënyrë afatgjatë nëpërmjet reformës në drejtësi – me gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë dhe të pavarur.

“Me vizitën time dhe bisedat që po zhvilloj në Shqipëri dëshiroj të krijoj një ide për gjendjen e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është një parakusht i rëndësishëm për procesin e përafrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qeveria Federale mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Një sistem drejtësie i pavarur, profesional dhe transparent është themeli për çdo shtet të së drejtës dhe çdo demokraci. Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një proces unik në të gjithë rajonin, i cili tashmë ka arritur synime të rëndësishme dhe hap rrugën për një drejtësi të reformuar tërësisht, e cila duhet të orientohet vetëm nga e drejta dhe ligji. Unë përshëndes faktin që reforma në drejtësi po përparon në mënyrë të vazhdueshme dhe që institucionet e krijuara të drejtësisë kanë filluar punën. Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që reforma në drejtësi të marre më tej vrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar. Gjermania mbështet me ekspertizë dhe resurse reformat në shumë fusha dhe do të vazhdojë ta bëj këtë edhe në të ardhmen.

Unë jam plotësisht i bindur që shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet në mënyrë afatgjatë nëpërmjet reformës në drejtësi – me gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë dhe të pavarur. Në fund këto përpjekje do të kontribuojnë, që shqiptarët të kenë përsëri më shumë besim në sistemin e drejtësisë dhe që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e saj.” ka thënë Lange.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ “Darka është gati”, Momenti kur një gatopard arrin të kapë brenda 10 sek gjahun e tij

FOTO/ "Darka është gati", Momenti kur një gatopard arrin të kapë brenda 10 sek gjahun e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

October 3, 2026
Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

October 3, 2026
Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

October 3, 2026
Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

October 3, 2026
Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com