• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

by E B
07/07/2026 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të dhjetëra motoçikletave të reja për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat speciale “Shqiponja”.

Investimi është financuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, përmes të ardhurave të krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara nga aktiviteti kriminal.

Nga ana e tij, ministri Lamallari theksoi se ky investim është një dëshmi konkrete e mënyrës se si shteti i rikthen shoqërisë pasuritë e përfituara nga krimi.

“Sot është një ditë e mirë për Policinë e Shtetit. Jo vetëm sepse flotës së saj i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja që do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat ‘Shqiponja’, por sepse këto mjete përfaqësojnë një vizion të qartë të qeverisë sonë në luftën kundër krimit“, tha ai. Sipas ministrit Lamallari, goditja e bazës ekonomike të grupeve kriminale mbetet një nga instrumentet më efektive në luftën kundër krimit.

Lamallari iu drejtua efektivëve të Policisë së Shtetit, duke i falënderuar për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e treguar gjatë protestave të ditëve të fundit.

“Ju dhe kolegët tuaj keni kaluar një periudhë të ngarkuar dhe sfiduese, jo vetëm në terren, por edhe në sheshin e pamëshirshëm të opinionit publik. Keni përballuar provokime, akuza dhe gjykime të nxituara, aty ku shpesh rrjetet sociale flasin para se të flasin vetë faktet dhe të shpallin dhe gjyqet publike.

Mendoni se çfarë do të thotë të përballesh me një urrejtje të pafiltruar, ku ‘heroi’ apo deliranti revolucionar, ju akuzon publikisht për dhunë, një teatro-realitet të inskenuar, me qëllimin  e vetëm për t’u bërë viral.

Në skena të tilla, të vetmit pa faj mbeten dy palë, punonjësi i policisë, i cili duhet të ruajë me çdo kusht dinjitetin me durim, sepse kështu e kërkon pozicioni i tij, dhe vetë akuzuesi, në disa raste, i cili, në çdo rast që kemi dëshmuar së fundmi, ka më shumë nevojë për kujdes, ekzaminime dhe mundësisht për trajtim sesa për përgjegjësi ligjore. Vazhdoni kështu, pa e humbur kurrë durimin dhe pa rënë kurrë pre e provokimeve.

Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje përballë atyre që nuk respektojnë as ligjin dhe as institucionet. Policia nuk duhet të përgjigjet me emocion, ajo përgjigjet me ligj. Ky është dallimi mes shtetit dhe kaosit”, tha Lamallari.

Ai iu referua edhe rasteve të komentuara gjerësisht në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, Lamallari kërkoi që çdo pretendim të hetohet në mënyrë të paanshme dhe mbi bazën e provave.

“Çdo pretendim duhet hetuar deri në fund, çdo shkelje, çdo procedurë duhet ndëshkuar. Por po aq i rëndësishëm është edhe një parim tjetër: askush nuk duhet të dënohet publikisht mbi bazën e perceptimeve, montazheve apo zhurmës virtuale. E vërteta lind vetëm nga hetimi i plotë dhe drejtësia e ndërtuar mbi prova”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme.

Lamallari shprehu mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Shumica dërrmuese e shqiptarëve e dinë shumë mirë se çdo ditë mijëra efektivë policie, gra e burra, dalin nga shtëpitë e tyre pa ditur se çfarë i pret deri në fund të ditës. Ata dalin për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve. Dua t’ju garantoj sot, qartë dhe pa ekuivoke: Ministria e Punëve të Brendshme, unë personalisht dhe qeveria shqiptare janë dhe do të jenë gjithmonë në krahun tuaj, sepse ju zbatoni ligjin me ndershmëri, me integritet dhe me shumë durim”, theksoi ai.

Next Post
“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

"Në protestë janë kryer shtatë vepra penale", analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjeku dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve, dyshohet për shumë raste të tjera

Mjeku dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve, dyshohet për shumë raste të tjera

July 8, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Qershori i protestave, Gonxhja: Muaji më i keq për turizmin, pësuam rënie të menjëhershme!

July 8, 2026
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

July 8, 2026
Dhuna në protestë/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Dhuna në protestë/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

July 8, 2026
Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

July 8, 2026
Debate në Kuvend për Censin/ Gjobë fermerëve që gënjejnë, penalizim për këdo që gënjen ose refuzon ta plotësojë

Debate në Kuvend për Censin/ Gjobë fermerëve që gënjejnë, penalizim për këdo që gënjen ose refuzon ta plotësojë

July 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kinse UÇK-ja te “Flamingot” dhe batërdia e simbolit në Kosovë

July 8, 2026
Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

July 8, 2026
U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

July 8, 2026
Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In