• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmi që prisnim në mes të marsit për Berishën nga Uashingtoni erdhi!

by Mero Baze
21/03/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë prisnim një lajm të mirë në mes të marsit për Sali Berishën nga SHBA. U bënë disa paralajmërime. Këlliçi tha që në mes të marsit do ikë në SHBA. Të tjerë thanë që nuk do ikë, por vetëm do t’i heqin “non grata”. Sot erdhi vërtet një lajm i rëndësishëm, nuk na zhgënjyen!

Qeveria e SHBA-së ka publikuar sot raportin mbi pastrimin e parave në botë dhe ka lavdëruar organet e drejtësisë në Shqipëri, posaçërisht SPAK-un, mbi fillimin e procesit penal ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij për pastrim parash, duke theksuar se zoti Berisha është i sanksionuar nga SHBA për korrupsion madhor dhe përfitim nga pushteti i familjarëve të tij.

Në raport thuhet:

“Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe personin e shpallur të papërshtatshëm sipas nenit 7031(c) të Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme të Departamentit të Shtetit për vitin 2021, Sali Berisha, për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK akuzoi gjithashtu dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin.”

https://www.state.gov/wp-content/uploads/2025/03/2025-International-Narcotics-Control-Strategy-Volume-2-Accessible.pdf

Raporti pasqyron punën e gjithë qeverive në botë në luftën me pastrimin e parave dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar dhe është një praktikë e gjatë pune e Departamentit të Shtetit.

Natyrisht, ky nuk është ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm, por ama tregon se Sali Berisha nuk e ka aq të lehtë të zhbëjë dosjen e tij të zezë në Uashington.

Lajmi i vetëm që erdhi në mes të marsit për të, është pikërisht konfirmimi që ai është person “non grata” dhe përgëzimi për drejtësinë që ka nisur proces penal ndaj tij.

Nuk di nëse LaCivita mund t’i bëjë ndonjë magji Sekretarit Rubio dhe ta fshijë këtë paragraf deri më 11 maj, por tani është bërë dëmi, sepse është publikuar. Duket që LaCivita nuk është aq vigjilent sa duhet. Përveç vizitës së tij në Shqipëri dhe rekomandimit që paska dhënë për të bërë koalicion me Gjuzin, deri tani nuk ka ndonjë arritje tjetër të spikatur.

Dhe problemi është se Berisha e ka zakon që i paguan këshilltarët jo që ta këshillojnë, por që t’i këshillojë. Kjo u duk në udhëtimin e LaCivitës në Shqipëri, ku ai lexoi një deklaratë që i dha Berisha dhe nuk i rekomandoi Berishës ndonjë deklaratë të tij.

Tani ky konfirmim nga Departamenti i Shtetit që Berisha është “non grata” dhe lavdërimi për drejtësinë që ka nisur proces penal ndaj tij, nuk është ndonjë gjë e re për shqiptarët, por është një tallje e madhe me demokratët nga Berisha, që ua paraqiti “magjistarin” e tij si çudibërës që do ta rehabilitonte atë në SHBA para se të humbiste zgjedhjet në maj.

Tani ose i kanë bërë magji LaCivitës dhe nuk e ka pasur mendjen në punë, ose ai nuk e di fare që është “magjistar” i Berishës në Uashington.

Next Post
Një orë para nisjes së ndeshjes/ Sondazhi i faqes së UEFA-s, si kanë votuar tifozët për duelin Angli-Shqipëri

Një orë para nisjes së ndeshjes/ Sondazhi i faqes së UEFA-s, si kanë votuar tifozët për duelin Angli-Shqipëri

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Dilni more,
    Se erdh haberi,
    Sal Shiqeres,
    Familiarisht,
    Ja kënduan
    Seriozisht,
    Këtë herë,
    Më me tërsëllëmë,
    Që për të,
    Ishte një gjëmë,
    Kur ja thanë,
    Pika i ra,
    Sa kujtuan,
    Mos ka damlla,
    Por i dhanë
    Ilaç me pika,
    Gatuar kish,
    Doktor Monika,
    E kështu,
    Kjo pikë e zezë,
    Na e gjet në,
    prag zgjedhor,
    Duke e lënë,
    Me prasin
    Në dorë
    Të cilin
    Skish ku me fut,
    Ja la Tritanit,
    Nën xhup,
    Çoje i tha
    Kut të dush
    Se unë jam
    N’zi si qymyri,
    Që mka kap
    E nuk m’lëshon,
    Po terbohem e harbohem
    Se zgjedhjet
    Mi kanë fitu
    Edi Rama
    Ky burr i keq,
    Qi m’ka ba
    Dreq e për dreq.

    Sal Ram Brrisha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In