• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmi më i keq për opozitën nga “Venecia”, është legjitimiteti i 30 Qershorit

by Mero Baze
29/09/2019 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndërsa fati i mëtejshëm i Ilir Metës si President tani e tutje do të jetë në dorë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi Komisioni i Venecias ka provuar se ka shkelur Kushtetutën, çështja e legjitimitetit të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit është një çështje që është mbyllur nga Komisioni i Venecias, duke çertifikuar legjitimitetin jurdik të tyre, çka është një nga 9 kushtet e Bundestagut.

Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias, gjithë arsyetimin për shkeljet kushtetuese të Presidentit, tejkalimin e kompetencave të tij dhe bojkotin e opozitës, e mbështet vetëm mbi faktin se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin legjitime, dhe se ato nuk mund të shtyheshin për arsyet që paraqiti Presidenti dhe opozita. Madje opinioni i “Venecias”, e konsideron sukses faktin që përpjekja e opozitës për të bojkotuar zgjedhjet, si një përpjekje për të ndërprerë rendin kushtetues të vendit, dështoi.

Komisioni i Venecias, e ka parë 30 qershorin në të gjitha aspektet. 

E ka parë si një datë zgjedhjesh kushtetuese, që nuk mund të shtyhej, pasi prishte kontratën civile të partive në garë me aktorë të tjerë, e ka parë si datë besimi të qytetarëve shqiptarë për të votuar, e ka parë si një kufi legjitimiteti pushteti për të zgjedhurit në detyrë dhe mbi të gjitha, përpjekjen për shtyrje e ka parë si përpjekje për të bllokuar rendin kushtetues në vend.

Të gjitha arsyetimet e opinionit të Komisionit të Venecias, mbështeten mbi legjitimitetin e 30 qershorit.

Kështu që tanimë, nga 9 kushtet e Bundestagut, ajo e verfikimit të legjitimitetit juridik të 30 qershorit, për të cilën është gëzuar më shumë opozita, praktikisht ka rënë, pasi është vërtetuar nga një prej institucioneve më prestigjioze europiane për të drejtën kushtetuese, tek e cila duhet të referohet dhe Gjykata jonë Kushtetuese.

Duke marrë fund debati mbi legjitimitetin e 30 qershorit, nga ana tjetër duhet të bjerë edhe konsiderimi prej opozitës i këtyre zgjedhjeve si të papranueshme dhe kërkesat për përsëritjen e tyre. Ashtu sië e ka thënë qartë opinioni i “Venecias”, bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Zgjedhjet e 30 qershorit kësisoj nuk mund të jenë më, as objekt bisedash në tryeza partiake dhe as ofertë për kompensim politik për opozitën. 

Ato duhet të mbeten ashtu siç u zhvilluan, një betejë mes atyre që deshën të ndalnin rendin kushtetues përmes bojkotit dhe atyre që donin të mbronin atë, duke u kthyer kështu në një precedent historik për Shqipërinë, ku për fat të mirë, ka fituar rendi kushtetues.

Ky shembull do të shërbejë në një periudhë afatgjatë, e ndoshta të përjetëshme në Shqipëri, që askush më, të mos guxojë të përdorë bojkotin si shantazh politik dhe si kërcënim për rendin kushtetues. Do të na shpëtojë mes të tjerash nga oferta për pazar për Lulzim Bashën një herë në dy vjet.

Ata që  tentuan bojkotin, sot janë jashtë sistemit dhe nuk mund të rikthehen në sistem duke zhbërë humbjen e tyre më të madhe zgjedhjet e 30 qershorit, por duke pranuar çmimin e hidhur të bojkotit dhe duke e nisur nga zero.

Opinioni i Komisionit të Venecias për 30 qershorin është historik, dhe është një rishkruajtje me gërma të mëdha i ndëshkimit, që duhet të marrin të gjithë ata, që pafuqinë politike duan ta zëvendësojnë me minim të sistemit dhe dhunim të rendit kushtetues. 

Komisioni i Venecias kur ka deklaruar shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti, e ka bërë duke gjykuar për legjitimitetin e 30 qershorit. Dhe këtë e ka bërë duke qenë qartazi, haptazi dhe me shumë vendosmëri në anën e 30 qershorit. Kjo është një humbje më e rëndë për opozitën, se sa humbja e Ilir Metës si President. Se në fund të fundit Ilir Metën aty nëpër këmbë do ta kenë, por 30 qershorin e kanë humbur përgjithmonë, jo vetëm si shans politik, por dhe si shantazh elektoral. Ky është dhe lajmi më i keq për opozitën nga Komisioni i Venecias. Dhe këtë e kanë bërë me duart e tyre. (Tema) /l.m

Next Post
VIDEO/ Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë në Kili, nuk ka raportime për cunami

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë në Kili, nuk ka raportime për cunami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com