• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmi i mirë i sondazhit të Ora News dhe IPR marketing

by Ilva Tare
03/06/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Sic është bërë e udhës pas publikimit të sondazhit në Ora News, nga drejtori italian Antonio Noto i IPR Marketing, të gjitha partitë mësyjnë sulme të organizuara për ta nxjerrë si të blerë ose shitur, apo të porositur nga një parti e vecantë. Problemi me sulmuesit është se të gjitha partitë janë të pakënaqura dhe opinioni publik e ka të vështirë të kuptojë se kush është porositësi.

Dhe është e kuptueshme që qytetarët që janë dhe votues në 25 Qershor janë më të prirur të besojnë një sondazh të pavarur dhe të realizuar nga një kompani profesionale dhe serioze e bazuar në Itali sesa nga t’u besojnë qëndrimeve politike të partive të caktuara, që në mes të fushatës elektorale ashtu sic bëjnë me premtimet fryjnë dhe  shifrat e pritshëmrive për militantët e tyre.

Këto strategji zgjedhore janë të kuptueshme ndaj dhe sulmet futen në keqardhjen e sjelljes së motivuar politikisht, fenomen që njihet për nivelin e lartë të hipokrizisë dhe mashtrimit të opinionit publik. Disa prej sulmeve janë të pranueshme, të tjera jo etike, por meqenëse bëhen në një ambjent ku fjala kriminel është si fjalëkalim që hap e mbyll cdo bisedë, nuk merren seriozisht dhe meritojnë të injorohen.

Kështu ndodhi edhe me sondazhin e parë të publikuar në 31 Maj dhe me shumë gjasa orkestra e sulmuesve po stërvitet që të lëshojë të njëjtët tingull edhe në mbrëmjen e 7, 14, 19 Qershorit. U nxorrën tabela të vërteta dhe të sajuara që tentonin të vinin në dyshim vërtetësinë e rezultateve të dala nga sondazhet e viteve të mëparshme.

Studiuesit e shkencës së matjes së opinionit publik përmes sondazheve sugjerojnë që krahasimi i rezultatit përfundimtar të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëhet me Exit Poll-in e ditës së votimit dhe jo me sondazhet e kryera gjatë fushatës, të cilat janë më orientuese por tentojnë të ndryshojnë në varësi të efektit të fushatës.

Të gjitha partitë duan të fitojnë por IPR Marketing nuk e ka garën me to. Qëllimi i publikimit të sondazheve dhe Exit Poll-it është t’u tregojë qytetarëve përpara daljes së rezultatit zyrtar prirjen e votës dhe fituesin e zgjedhjeve. Ndërsa përqindja e saktë e fituesve dhe humbësve është detyrë e KQZ-së. Edhe mosbesimi i shprehur ndaj sondazheve në arenën ndërkombëtare sidomos për zgjedhjet në SHBA, nuk lidhej me përqindjen se sa parashikohej fitorja e Hillary Clinton, por pavarësisht se vota popullore i shkoi asaj, fitues për shkak të sistemit elektoral u shpall Donald Trump, që nuk dilte në sondazhe.

Në rastin e IPR Marketing në të gjitha sondazhet e kryera në Shqipëri për Ora News nuk ka ndodhur kurrë që mos të godasë në shenjë për fituesin e zgjedhjeve. Debatet që ushqejnë partitë politike në rrjetet sociale lidhen me përqindjen se sa afër ka qenë sondazhi me rezultatin përfundimtar, por jo me faktin nëse është gjetur fituesi i zgjedhjeve apo jo.

Gjithashtu partitë politike pretendojnë se kanë sondazhet e tyre me rezultate të ndryshme nga ato të sondazheve të publikuara nga IPR Marketing. Kjo mund të jetë e vërtetë. Por përderisa ata nuk duan t’i publikojnë, por i kanë për konsum të brendshëm nuk mund t’i ballafaqojnë me shifrat dalin publikisht në Ora News dhe ballafaqohen me publikun pas certifikimit të rezultatit zyrtar.

Në fund, kjo mbetet një iniciativë e lavdërueshme dhe e kushtueshme që ka për qëillim t’i shërbejë opinionit publik dhe audiencës së televizionit Ora News. Besueshmërinë që shqiptarët kanë krijuar në pothuajse dhjetë vvjet bashkëpunim me IPR Marketing mund ta sfidojë vetëm publiku shqiptar dhe jo partitë që janë në konflikt interesi me sondazhet e pavarura.

Ndaj, lajmi i mirë është që edhe këtë radhë partitë u rreshtuan ta sulmonin sondazhin, të gjitha në kor. Lajmi i keq për to është se 25 Qershori po afron dhe sic besoj edhe ata vetë e dinë po ashtu ua do puna ta thonë, në vend të parë të makinës do të ketë shansin të jetë vetëm një parti dhe nëse sondazhet parathonë votën që do të hidhet në kutitë e votimit, nuk është faji i makinës, por timonierëve që gënjejnë dhe veten e tyre.     

Next Post
Identifikohet autori i sulmit terrorist në Mançester, një 23-vjeçar nga Libia

Terrorizmi godet sërish Britaninë, 3 sulme në Londër, raportohet për viktima e të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In