• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmet e mira prej Shqipërisë e Kosovës…

by Enver Robelli
30/06/2019 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përtej «elitave» politike të mërzitshme dhe të gërditshme, Kosova dhe Shqipëria mund t’i ofrojnë botës perëndimore një imazh tjetër – me turizëm dhe mikpritje. Disa shembuj me specialistin zviceran të udhëtimeve Marco Wipfli dhe me futbollisten kosovare Asllani.

Nga Enver Robelli

1.

Marco Wipfli drejton një agjenci udhëtimesh në Zvicër. «Meersicht», me pamje nga deti, kështu quhet agjencia. Ajo është e specializuar për organizimin e udhëtimeve në Kroaci, Shqipëri, Slloveni dhe Mal të Zi. Tash Wifpli thotë: «Dhe zbulimi im më i madh viteve të fundit ishte Kosova. Në kodrinat e blerta të Kosovës ndihen si në Appenzell (kanton zviceran).

Vitin e ardhshëm këtë destinacion do ta fusim në katalog, përfshirë udhëtimet me veturë të marrë me qira dhe ecje në bjeshkë». Ka një interesim në rritje të zviceranëve për të vizituar viset shqiptare në Ballkan. Por Kosova dhe Shqipëria praktikisht nuk janë të pranishme në Zvicër me ofertat e tyre turistike.

Njeriu mund të pyesë: çfarë bëjnë ministritë dhe institucionet përkatëse në Prishtinë dhe Tiranë? Me çka merren? Të dy vendet do të duhej të kishin një zyrë të turizmit në Zürich. Do të duhej të kishte reklama për Shqipërinë dhe Kosovën në mediat zvicerane.

Do të mund të angazhohej një kompani kreative zvicerane, e cila do të bënte një strategji si të promovohen këto dy vende. Nuk është se nuk ka mjete. Çdo ditë lexojmë se si keqpërdoren mjete, harxhohen pa kontroll, vidhen. Përtej «elitave» politike të mërzitshme dhe të gërditshme, Kosova dhe Shqipëria mund t’i ofrojnë botës perëndimore një imazh tjetër – me turizëm dhe mikpritje.

 

Shqipëria tashmë ka hyrë në katalogët e agjencive zvicerane të udhëtimeve. Sivjet, pas shumë vitesh, kompania ajrore Swiss ka filluar fluturimet për në Tiranë, ndonëse çmimet nuk janë edhe aq të lira.

Kompania e Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit me emrin Air Albania zor se do të fluturojë në Zürich ndonjëherë. Po të kishte Shqipëria politikanë të mençur, partnerët për një kompani ajrore shqiptare do të kërkoheshin në Zvicër e Gjermani, te Lufthansa, e cila është pronare e Swiss.

Nëse Turqia është në gjendje t’ia bëjë qejfin Edi Ramës duke e lyer e ngjyer një avion të Turkish Airlines për ta prezantuar si «kompani shqiptare», Zvicra e Gjermania do të ishin në gjendje të bënin diçka më shumë.

Por për të bërë diçka më shumë, duhet pasur qeveri serioze, jo të atillë që s’arrin të garantojë as sigurinë në aeroport. Plaçkitja spektakulare e avionit të Austrian Airlines së fundi ka bërë jehonë edhe në mediat perëndimore.

2.

FIFA e ka kriminalizuar futbollin e burrave. Ndoshta edhe kjo është arsyeja që sivjet kishte më shumë interesim se zakonisht për futbollin e grave. Në Francë aktualisht po zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit për gra. Lojtarja kyçe e Suedisë është një kosovare.

Që ajo është kosovare, këtë e tregon emri: Kosova Asllani. Revista gjermane «Der Spiegel» raporton se ajo shënoi golin e parë për Suedinë në këtë turnir, po ashtu shënoi edhe kundër Tajlandës dhe u shpall lojtare e ndeshjes.

Kundër SHBA-së ajo pati një shans të madh (Suedia humbi 0:2). Kundër Kanadasë pasimi i saj preciz mundësoi kalimin në epërsi (1:0) dhe arritjen e çerekfinales. Kosova Asllani është shembull i integrimit në shoqërinë suedeze. Ajo thotë se është kosovare krenare, por njëkohësisht nënvizon: «Atdheu im është Suedia».

Medaljen që e fitoi në Lojërat Olimpike në Rio ajo ua kushtoi të dyja vendeve – Suedisë dhe Kosovës. «Zemra ime u takon të dyja vendeve». Kosovare Asllani ka shkruar dy libra për fëmijë – një kontribut i saj për t’i inkurajuar vajzat që të integrohen në shoqërinë suedeze dhe të kenë sa më shumë vetëbesim. «Në zemrën time ato kanë ndezur një zjarr sa herë që kam pasur vështirësi», thotë ajo.

Next Post
Thyet një kuti votimi në Durrës, qëllohet me grushte një person

Thyet një kuti votimi në Durrës, qëllohet me grushte një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com