• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajme shqetësuese: Nivel i lartë i ujit dhe roli që luajnë Jetstream dhe trajektorja e Hënës

by A R
18/07/2021 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e temperaturës dhe një Jetstream gjithnjë e më i dobët: për shkak të ndryshimit të klimës ndodhin në Gjermani më shumë dukuri ekstreme klimaterike si rritje të nivelit të ujit. Edhe Hëna shkakton probleme.

Më shumë se 110 vetë kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, që kanë marrë me vete dhe shkatërruar rrugë të tëra javën që lamë pas. Vendndodhja e mijëra njerëzve është e panjohur. Shoku është i madh tek njerëzit që kanë humbur të afërmit, por edhe çdo të mirë materiale që kishin. Përmbytje të këtyre përmasave kanë ndodhur një herë në disa dekada në Gjermani, por me ndryshimet klimatike dukuritë ekstreme klimaterike mund të ndodhin më shpesh, parashikojnë meteorologët.

“Rreshje ekstreme do të ketë më shpesh në një botë më të ngrohtë”, thotë studiuesi i klimës Andreas Fink nga Instituti për meteorologji dhe studimet klimaterike në Karlsruhe në një intervistë për DW-në.

Ajri më i ngrohtë pranon më shumë ujë

Një arsye për këtë është se me ngrohjen e tokës ndryshon edhe atmosfera. “Për çdo rritje të temperaturës me një gradë Celsius atmosfera mund të marrë rreth 7% më shumë lagështi”, thotë Dr. Sebastian Sippel nga Instituti për klimën dhe atmosferën të Universitetit të Zyrihut në një deklaratë për shtyp. “Kjo rritje e lagështisë si pasojë e ngrohjes çon në një tendencë afatgjatë të rritjes së së rreshjeve dhe në veçantitë e shirave të rrëmbyeshëm.”

Ekspertët nuk kanë dyshim se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu ngrohin atmosferën tonë. “Në vitin 2021 nuk shtrohet më pyetja nëse ndryshimet klimatike kanë sjellë këtë pasojë”, thotë në një deklaratë Dr. Carl-Friedrich Schleussner, drejtues i grupit shkencor në institutin e gjeografisë nga Universiteti i Humboldit në Berlin rreth përmbytjeve aktuale në Gjermani. “Pyetja që kërkon akoma përgjigje është se sa i madh është ky efekt”.

Jetstream i dobësuar

Ka një konsensus në qarqet shkencore për ndryshimet termodinamike, pra për atmosferën gjithnjë e më të ngrohtë dhe për kapacitetin e saj të rritur për të pranuar lagështi. Një aspekt tjetër që akoma nuk është sqaruar përfundimisht, por që është shumë i mundshëm, ndikon në dukuritë ekstreme klimaterike si përmbytjet në Gjermani dhe vendet fqinje ashtu si edhe në rrymat e nxehta në brigjet perëndimore të SHBA-së dhe Kanadasë.

Bëhet fjalë për rrymat ajrore, që janë përgjegjëse për zonat me presion të lartë dhe të ulët që mbizotërojnë me shpejtësi zonat gjeografike të moderuara. Studiuesi i klimës Andreas Fink mendon që Jetstream-i, një erë nga perëndimi me një gjerësi rreth 9 kilometra përreth polit verior, që vitet e fundit është dobësuar dhe në vend të rrjedhës së mëparshme është kthyer në valë.

“Këto valë mbeten në vend dhe mundet që në varësi të vendit se ku janë të krijojnë rryma të nxehta, si ato që ne kemi parë në Amerikën e Veriut ose të shkaktojnë përmbytje”, shpjegon Fink-u.

Presionet e larta dhe të ulëta nuk zhvendosen më me forcë. “Në një zonë me presion të ulët (si Bernd që shkaktoi rreshjet e forta dhe përmbytjet aktuale) ndodhi pikërisht ky fenomen që kjo situatë mbeti e përqendruar në një vend.”

Ekspertët mendojnë së Jetstream-i dobësohet sepse ai vihet në veprim nga nryshimet në temperaturë mes Arktikut dhe Tropikut. Në Arktik temperaturat po pësojnë rritje dhe kështu ndryshimet e temperaturave bëhen më të vogla, dhe për pasojë edhe rrymat e ajrit më të dobëta.

Përmbytje më të këqija për shkak të Hënës?

Një pikë e fundit shqetësuese lidhur me nivelet e larta të ujit. Në dekadat e ardhshme nivelet e ujit në kohë batice dhe zbatice do të jenë më ekstreme se normalisht. Shkak për këtë janë parregullsitë në trajektoren e Hënës. Kjo ndodh një herë në 18 vjet. Por kur të ndodhë herën tjetër në vitet 2030, niveli i detit do të jetë i ngritur si pasojë e ngrohjes globale dhe kjo është një arsye për t’u shqetësuar.

“Në mes të ciklit të Hënës që zgjat 18,6 vjet, baticat dhe zbaticat në Tokë janë të suprimuara: baticat janë më ulëta dhe zbaticat më të larta”, shpjegon agjencia e fluturimeve kozmike e SHBA-së, NASA në faqen e saj zyrtare. “Në gjysmën tjetër të ciklit nivelet e ujit bëhen më ekstreme: batica bëhet më e lartë dhe zbatica më e ulët.”

Studiuesit mendojnë se do të ketë përmbytje të vazhdueshme që mund të kenë pasoja katastrofike. Kombinuar me numrin në rritje të dukurive klimaterike ekstreme, që sjell me vete ndryshimi i klimës. Këto janë lajme shumë shqetësuese./DW

Next Post
Këngëtari i njohur shqiptar harron çantën me mijëra euro në një piceri, ja çfarë bëri pronari

Këngëtari i njohur shqiptar harron çantën me mijëra euro në një piceri, ja çfarë bëri pronari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In