• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lagjja e re në Kombinat/ Veliaj: Këtë vit strehojmë familjet e para! Jo politikë me jetët e humbura, partitë që bllokojnë punët e qytetit, degradojnë keq

by Java News
22/06/2022 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë pas dite po merr formë lagjja e re “KombinArt”, ku do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i Nëntorit 2019. Pas zhbllokimit të procesit, si pasojë e disa çështjeve gjyqësore, rindërtimi i zonës ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, teksa po ngrihen pallatet e reja me nga 6 dhe 8 kate, po ashtu edhe infrastruktura ndihmëse për 21 mijë banorët e rinj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se procesi i rindërtimit po ecën shpejt, për të kapur kohën e humbur si pasojë e bllokimeve. “Nuk do reshtim asnjë ditë të verës! Do të punojmë për të kapur kohën e humbur. Kur them të kapim kohën e humbur fjala është se, siç ndodhi te Astiri dhe “5 Maji”, edhe këtu në Kombinat patëm mbi 20 gjyqe e bllokime të frymëzuara kryesisht nga parti politike që për vete jetojnë në Lalz, por ama, janë të gatshëm t’i fusin njerëzit në sherre mes tyre, të mbjellin pasiguri, të mbjellin lajme të rreme e të nxisin njerëzit për gjyqe të pafundme. I kemi fituar të gjitha gjyqet! Siç e patë, është liruar i gjithë territori i zonës së Kombinatit dhe kemi filluar me themelet e reja. Në disa pjesë kemi ecur dhe do jemi gati të strehojmë familjet e para që këtë vit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se bonusi i qirasë për familjet e prekura, do të vijojë deri në marrjen e çelësave të banesave të reja. “Ne do ta vazhdojmë ta japim bonusin e qirasë derisa të jenë gati të gjitha apartamentet dhe banorët të marrin çelësat në dorë. Fakti që të gjitha godinat kanë kopshte të brendshme, kënde lojërash, hapësira të gjelbra është një lajm fantastik. Këtu do të kenë një parking nëntokësor, për të garantuar parking për secilin apartament dhe secilën familje, sigurisht pastaj edhe zonën e shërbimit. Do ndërtojmë një komunitet me më shumë cilësi dhe sigurisht, me më shumë siguri”, shtoi ai.

Veliaj u bëri thirrje partive politike të mos luajnë me jetët e njerëzve. Ai nënvizoi se koha ka treguar se ato forca që kanë tentuar të bllokojnë punët e qytetit, jo vetëm nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje, por mandej kanë degraduar. “Jeta e njeriut është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Kur partitë politike, që vetë banojnë në Lalz, u thonë qytetarëve: ‘Rrini, mos lëvizni nga ndërtesat e dëmtuara’, – të cilat siç e pamë, ranë lehtësisht me një të goditur – duan të marrin njerëzit në qafë. U kërkoj të gjitha partive politike, së pari: Asnjë njeri nuk ka fituar vota duke  bllokuar – as këndin e lodrave te Liqeni, as sheshin “Skënderbej”, as Pazarin e Ri, as “5 Majin”. Së dyti, jo vetëm që nuk fiton vota, por përkundrazi, partitë që nxisin këtë urrejtje mes njëri-tjetrit dhe bllokojnë punët publike, degradojnë gjithnjë e më shumë. Këshilla ime është: na lini të punojmë!”, theksoi kreu i Bashkisë.

Veliaj deklaroi se nuk mund të bëhet politikë me jetët e humbura. “Nëse nuk do të ishim vonuar as te “Shqiponja”, as te “Astiri” dhe në shumë prej projekteve tona, Tirana do të ishte bërë lule sot. Është shumë herë më e mirë seç ka qenë, po mund të jetë edhe më e mirë nëse kapim ritmin dhe nuk i vëmë stërkëmbësha e thika pas shpine njëri-tjetrit. Nuk bëhet politikë me jetën e njerëzve, as me mirëqenien e tyre. Duhet të ketë vetëm një politikë: ajo që bashkëpunon me komunitetin dhe bashkinë për të ecur përpara”, nënvizoi kryebashkiaku.

Puna me rindërtimin po vijon edhe në zonat rurale. Veliaj siguroi se brenda këtij viti historia e rindërtimit aty do të mbyllet. “Kemi ecur shumë më mirë në zonat e tjera rurale. Kur ke një fushë të madhe, në pronësi të shtetit, sigurisht puna ecën më shpejt. Kur ke një molepsje të politikës me zaptimin, me pronat, me gjykata, sigurisht që puna ecën më ngadalë. Ne do të përurojmë shumë shpejt shtëpitë e reja në fshatin e ri në Zall-Herr, për të vijuar më pas me Pezën dhe Baldushkun”, shtoi ai.

Kombinati do të jetë një pol i ri në kryeqytet, jo vetëm me banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Të gjitha apartamentet janë bashkëkohore, të gërshetuara sheshe urbane, objekte arsimore, që rrisin cilësinë e jetës në këtë lagje të re.

g.kosovari

Next Post
CDU/CSU mocion në Bundestag: Duhen hapa konkretë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

CDU/CSU mocion në Bundestag: Duhen hapa konkretë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com