• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

by E S
20/05/2026 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka vlerësuar figurën e kandidatit për ambasador të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, duke e cilësuar si “një kostum të prerë dhe të qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria”.

I ftuar në emisionin “Trialog”, Vangjeli u ndal tek profili dhe karriera e Wendt, duke theksuar se një nga detajet më domethënëse në jetëshkrimin e tij është fakti që ka qenë pjesë e Beretave të Gjelbra, një nga njësitë më elitare të ushtrisë amerikane.

“Ka pasur një pritje për ambasadorin e ri dhe për konfirmimin e tij në detyrë. Në jetëshkrimin e ambasadorit të ardhshëm më bën përshtypje një detaj: ka qenë pjesë e Beretave të Gjelbra. Është një familje ushtaraku; edhe i biri edhe dhëndri janë pjesë e ushtrisë amerikane. Në këtë rast duket si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria në këtë stad të saj”, u shpreh Vangjeli.

Analisti komentoi edhe deklaratat e kandidatit për ambasador lidhur me prioritetet e politikës amerikane, duke ndalur tek slogani i përdorur gjatë fushatës së Donald Trump.

“Përmendi togfjalëshin aq shumë të dëgjuar në fushatën elektorale të Trump-it, ‘ta bëjmë Amerikën më të sigurt’. Dhe çfarë do të thotë kjo në sytë e Shteteve të Bashkuara? Do të thotë që të jenë të sigurta edhe vendet aleate”, deklaroi ai.

Sipas Vangjelit, fokusi tek korrupsioni, krimi i organizuar dhe lufta kundër trafiqeve tregon se Shqipëria vijon të jetë në vëmendjen e SHBA-ve.

“Ndalet tek korrupsioni, krimi i organizuar dhe lufta kundër trafiqeve, që janë tre nga boshtet e së ligës që ka helmuar të sotmen dhe të nesërmen e vendit. Kur flitet për Shqipërinë do të thotë që jemi në vëmendjen e tyre. Është si një lloj mesazhi: ‘E dimë ç’keni bërë, ne po ju shohim’”, tha Vangjeli.

Vangjeli shtoi se sipas tij, figura e ambasadorit të ardhshëm pritet të ketë ndikim të madh në politikën dhe jetën publike në vend.

“Kam përshtypjen që portretin e ambasadorit jo vetëm që do ta njohim mirë, jo vetëm do të jetë familjar për ne, por për një kategori të caktuar njerëzish, mbase do të jetë si një nga ato portrete që del si makth në ëndërr. Mbajeni mend atë portret, pasi do të diskutohet shumë në Tiranë”, tha Vangjeli.

Next Post
Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com