Ky është tropojani që po terrorizon Kosovën
Policia e Kosovës është ende në alarm nga tropojani Agim Madanin. Mediat kosovare shkruajnë se ai është i shkurtër, i dobët, por shumë i rrezikshëm.
Plot 11 plumba tha se janë shkrepur në tentativë për të kapur Madanin, që po terrorizon banorët e fshatrave të Pejës.
Vjedhje dhe pjesëmarrje në disa sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Për këto njihet Madani tani në Kosovë. Por ajo që e bën edhe më të rrezikshëm këtë njëri, është fakti se di të përdorë mirë armën.
Mediat kosovare shkruajnë se ai ka qenë anëtar i njësisë special “Brisku” në Shqipëri. Për më tepër, ai është një nga 4 njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasje. Por, prej vitesh ai ka mundur t’i shpëtojë arrestimit dhe tashmë është kthyer në një makth për Policinë e Kosovës.
Redaksia Java News/ f.g