• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky është sheshi i nderit, jo i turpit”/ Protesta: Kur qytetarët bëhen bashkë, fitojnë. Ja kërkesat tona për qeverinë

by Java News
19/03/2022 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivisti Adriatik Lapaj duke folur në protestën kombëtare para Kryeministrisë ka renditur dhe kërkesat që kanë qytetarët për qeverinë, për të ndalur rritjen e çmimeve.

Ai i ka kërkuar bashkëprotestuesve “t’i mbajmë nën preson për të realizuar kërkesat tona dinjitoze”.

“Kjo është një protestë për dinjitetin, për nënat e baballarët e këtij vendi për gjyshërit tanë, që fëmijët e këtij vendi të mos ikin më. Ky shesh këta qytetarë kanë arritur të bashkohemi përballë arrogancës duke ndalur rrijten e cmimit të naftës duke i detyruar ta ulin, duke i detyruar të kalojnë nga teoria ‘shteti nuk ka lidhje me teorinë ne po bëjmë sa mundemi ata munden më shumë se ato nuk janë lekët e tyre ato janë lekët tuaja. Ndaj kurajo duhet kurajo, secii nga ju duhet të ketë kurajo ne duhet t’ja ndalim ne i detyruam të ndalen të ulin cmimin të ngrenë borde e do i detyrojmë bashkë të na trajtojnë me dinjitet”, tha ai.

Mes kërkesave për qeverinë janë “ulja e qëndrueshme e e cmimit të karburantit në nivelet e rajonit, përafrimi i cmimeve me vendet fqinje, masa për uljen e barrës fiskale, marrjen e masave si pezullim i taksës së qarkullimit dhe të karbonit përkohësisht, zerim i përkohshëm i TVSH për produktet e shportes e ulja në masën 10% në vijim.

Kërkesat zyrtare të protestuesve:

A. Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:

1. Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.

2. Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masën 10% në vijim) dhe mbikëqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.

3. Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

B. Masa për mirëfunksionim e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës:

4. Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikëqyrje në vijimësi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.

5. Mbikëqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë përqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zotërojnë mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse.

6. Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore.
7. Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurrojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim.

C. Masa mbështetëse dhe subvencionime:

Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik.
Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Përmbledhje në Pika:

Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë

Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik.

Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve”./m.j

Next Post
Soreca: Besimplotë se largohem nga Shqipëria në prag të çeljes së negociatave. I sigurtë se pasardhësi im do bashkëpunojë me forcat politike

Soreca: Besimplotë se largohem nga Shqipëria në prag të çeljes së negociatave. I sigurtë se pasardhësi im do bashkëpunojë me forcat politike

Comments 1

  1. Lui says:
    4 years ago

    Ore ju keni te drejte. Ja po e heq taksen e qarkullimit. Ja po i pezullon dhe ato te markimit apo gjera te tjera qe cmimi i karburantit te perafrohet me rajonin. Por do ju thote, ok meqe do perafrohemi me rajonin, atehere te perafrohemi dhe me energjine elektrike. Jeni dakord?! Une per vete jo!!! Sepse pa makine edhe behet, ose duke e reduktuar ne maksimum perdorimin e makines Por energjine nuk mund ta reduktoj qe te kursej ne rast se e rrit cmimin e energjise. Dhe atehere do paguajne te gjithe me shume, edhe nje pensionist apo familje normale qe skane makine. He ju duket normale kjo rruge?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

July 22, 2026
Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

July 22, 2026
Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

July 22, 2026
Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

July 22, 2026
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale

July 22, 2026
Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

July 22, 2026
“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

July 22, 2026
Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

July 22, 2026
Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

July 22, 2026
Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In