• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KUVENDI LIVE/ Noka i turret Ramës, kryeministri: Sali, nga ç’pyll ka dalë ky?

by A R
14/12/2017 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi është përfshirë nga debate të forta mes kryeministrit Rama dhe opozitës. Teksa shefi i qeverisë ishte në foltore, gjatë replikës së tij me ish-kryeministrin, ka ndërhyrë deputeti i PD, Flamur Noka, duke u turrur drejt foltores.

Noka ka penguar fjalën e Ramës dhe është dashur ndërhyrja e gardës. Gjatë kësaj kohe kryeminsitri i është drejtuar Berishës

“Kush është ky mo, nga e keni gjetur?

Nga ç’pyll ka dalë ky mo?

Sali, nga cili pyll e ke nxjerrë këtë”

Pas debatit seanca është ndërprerë, ndërsa Ruçi njoftoi përjashtimin e Nokës nga seanca.

Kryeparlamentari Ruçi i tërhoqi vëmendjen pesë herë rresht, por Noka vijoi të replikojë i ngritur në këmbë në foltoren ku fliste kryeministri Edi Rama.

***

Kuvendi është përfshirë nga debatet lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet. Pas akuzave nga deputeti i PD Edmond Spaho për lënien në mëshirë të fatit të personave të prekur, përgjigja ka ardhur nga kryeminsitri Rama.

Ai i’u referua situatës që gjeti mazhoranca e majtë në 2013-ën në Emergjencat Civile.

Rama ka replikuar me demokratët lidhur me ndihmat e përmbytjeve të fillimdhjetorit.

Ai tha se nuk ka kërkuar ndihma nga askush, duke thënë se janë ata përgjegjës për ndërtimet pa leje.

“Profesor, pyeti ata që e dinë sa bëjnë 7 x 7. Kur keni mikrofonin në gojë shumëzoni siç ju thotë partia, jo tabela. E more me britma të mëdha sot e the shumë gjëra që janë vërtetë nën nivelin tënd profesor, e ule shumë nivelin, e përmbyte komplet rrjedhën e logjikës. Fole këtu sikur sapo zbritët së bashku nga një anije kozmike e mbërritur nga hëna. Ndaj u them gjithmonë, kur u dëgjon juve, po mos t’ju njohësh thua: sot erdhën këta nga Hëna. A thua se nuk ishit ju këtu kur ndërtohej në mes të lumit, kur propagandohej mrekullia e tetë e botës, se kështu e keni quajtur, ndërtimi pa leje mrekullia e tetë e botës. Ju keni ndërtuar një qytet të tërë pa leje. Ndërtimin në lum, dhe për lum e sollët ju. E bëtë Shqipërinë arst unikal, dhe tani vini këtu kërkoni llogari, a thua se ju ishit në Hënë. E të gjitha ndodhën këto pa yryshin tuaj anti-shtet që e bëtë shtetin karikaturën më qesharake. Dhe vini flisni këtu për ndihmat, po ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe gjithë orizin e rezervave të shtetit e bëtë pilaf për vete. Ju morët e çizme, po çizmet pse i morët, se mirë groshën e keni ushqim të preferuar, nuk jetoni dot pa pilaf ju. Tani thoni çne këto ndihma. Ta mësosh profesor (Spahos) ne nuk i kemi kërkuar ndihma askujt por kemi falenderuar çdokën që është afruar të na ndihmojë”, deklaroi Rama.

Rama tregon takimin me Voltana Ademin dhe sfidon opozitën

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar deputetët e opozitës lidhur me një projekt të qeverisë Berisha për bypassin e Shkodrës.

Duke iu referuar përmbytjeve, Rama tha se gjithçka ndodh sot vjen si pasojë e investimeve të munguara në kohën e demokratëve.

Duke iu referuar projektit të bypass-it të Shkodrës i është ankuar në zyrë dhe vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Rama theksoi se Ademi i ka kërkuar ndryshimin e projektit të qeverisë Berisha.

“Po të mos ishin bërë ato investime do kishim pasur një situatë tragjike, investimet tona kanë krijuar kushtet për të qenë më shumë të mbrojtur. Ju nga përmbytja e Shkodrës nxorët atë by pass-in e Bunës që ka ngritur tërë demokratët me në krye Voltana Ademin. Ata kërkojnë të ndryshohet projekti. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka ardhur tek unë dhe ka kërkuar të ndalohet projekti dhe qeveria ta ndryshojë”,- tha Rama.

Kryeministri sdifoi ish kryebashkiukun e Shkodrës, aktualisht deputet i PD që të mbajë qëndrimin lidhur me këtë projekt.

“Lorenc hajde dil këtu dhe mbaj qëndrimin tënd për bypassin e Bunës që projektoi Saliu, por që kryebashkiakja e Shkodrës dhe e gjithë Shkodra po kërkon që të ndryshohet. Hajde dhe flit këtu” deklaroi kryeminisitri.

Kryeministri deklaroi se nuk janë hapur rezervuaret, këtë informacion e ke nga kazani dixhital i Saliut

Përmbytjet tek City Park/ Rama – opozitës: Faji juaj, keni dhënë leje ndërtimi mbi kolektor

Prokuroria prej disa ditësh ka nisur hetimet për përmbytjet tek City Park në autostradën Tiranë – Durrës, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa detaje.

Gjatë replikave me opozitën në Parlament, Kryeministri Rama deklaroi se shkaktar i përmbytjeve në autostradë, është dora e njeriut.

Sipas Ramës, në atë zonë është ndërtuar mbi kolektor dhe për këtë ka fajësuar opozitën, për lejet që ka dhënë kur ka qenë në pushtet.

“Ka filluar një hetim për çështjen e përmbytjes te City Parku. Nga të dhënat e para hetimore, atje në atë zonë është ndërtuar mbi kolektor dhe për dijeninë tuaj lejet e ndërtimit mbi kolektor i kanë dhënë ata që i kanë dhënë gjithmonë, ju! Hetimi do sjellë edhe çuarjen për ndjekje penale për ata që kanë përgjegjësi për atë dëm të vërtetë. Patjetër që ne do të ndërhyjmë për ta rivendosur në vend infrastrukturën në atë zonë, dhe e fundit, nuk janë hapur rezervuare”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në Parlament.

javanews.al

Next Post
Vota për ‘Brexit’ i sjell probleme kryeministres May në Parlament

Vota për 'Brexit' i sjell probleme kryeministres May në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In