• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vota për ‘Brexit’ i sjell probleme kryeministres May në Parlament

by Java News
14/12/2017 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria britanike u mund gjithsesi ngushtë në Parlament, në një votim te rendesishem për ligjin e “Brexit”, pas rebelimit të deputetëve konservatorë.

Në një goditje të fortë për kryeministren Theresa May, deputetët votuan për t’i dhënë Parlamentit të drejtën që të miratojë ose jo marrëveshjen përfundimtare për “Brexit”, që do të arrihet me Brukselin.

Qeveria britanike pretendonte se, kjo do të rrezikonte mundësitë për t’u larguar nga BE-ja pa probleme. Pavarësisht koncesioneve të minutave të fundit, për të qetësuar rebelët brenda partisë së kryeministres, amendimi i ligjit, pra e drejta e votës së Parlamentit u miratua me 309 vota, kundrejt 305, një diferencë prej vetëm 4 votash.

Disfata e parë e qeverisë për “Brexit”-in në Dhomën e Ulët të Parlamentit erdhi pasi partitë opozitare bashkuan forcat me rebelët mes konservatorëve.

Pati akuza se ata që mbështetën amendamentin duan të nxjerrin pengesa për “Brexit” dhe po përpiqen t’i lidhin duart qeverisë. Por, amendamenti u mbështet dhe kjo do të thotë se Parlamenti duhet të miratojë paktin përfundimtar me BE-në përpara se ministrat të nisin implementimin e tij, përcjell TCH.

Pas votës, mbështetësit e amendamentit, që i jep të drejtën Parlamentit të votojë për paktin me BE-në, mbështetësit e tij thanë se Parlamenti mori kontrollin e procesit të largimit nga unioni. (b.an)

Next Post
Berisha i qëndron sërish marrëveshjes së detit, Rama: Kjo ka rëndësi që të dinë shqiptarët

"Sali, çfarë ke se ti je rritur dhe me gjelbërim? Të kemi me status të veçantë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com