• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi kërkesë Kolegjit të Apelimit: Veproni shpejt për ankimimet!

by Java News
25/09/2018 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të veprojë me shpejtësi për ata gjyqtarë e prokurorë që kanë ankimuar shkarkimet nga shkalla e parë e vettingut, në mënyrë që të përshpejtohet ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor e atij të Prokurorisë.

“Unë i sugjeroj Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të veprojë me shpejtësi, sigurisht brenda afateve ligjore, për ato çështje që janë ankimuar. Në këtë mënyrë do të ndihmonte ngritjen më të shpejtë të KLGJ-së dhe KLP-së”, tha Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Mes socialistëve, ka nga ata që nuk janë të kënaqur nga cilësia e punës së organeve të vettingut.

“Jam i shqetësuar sepse këtu po kërkohen vetëm ekspertë ekonomie dhe jo juristë. Fokusi është vetëm tek pasuria dhe jo tek aftësimi profesional. Po i merrni vendimet vetëm mbi një komponent. Po i ikën sharmi vettingut. Ka plot gjyqtarë e prokurorë të paaftë. Ju merreni vetëm me ca para”, u shpreh deputeti i PS, Alket Hyseni.

Ritmin e ankesës ja preu Ulsi Manja, i cili në cilësinë e kryetarit të komisionit vetes i jep të drejtë t’u japë këshilla organeve të vettingut, por për deptuetët e tjerë nuk ndan të njëjtin mendim.

“Kjo që përmend zoti Hyseni është kompetencë e vendimmarrjes së komisioneve dhe jo e kësaj mbledhjeje. Ata veprojnë në mënyrë të pavarur”, nenvizoi Manja.

Komisioni i Ligjeve miratoi një shtesë prej 24 personash staf shtesë për tre organet e vettingut, me një kosto në buxhet rreth 50 milionë lekë. Tre organet kishin kërkuar 36 persona më shumë në strukturat e tyre.

ma.me

Next Post
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In