• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i PD, Kulluri: Proces farsë!

by Java News
15/12/2018 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edvin Kulluri ishte mes 6 demokratëve të tjerë të cilët u tërhoqën nga gara për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në studion e Report Tv, Kulluri u shpreh se mbledhja e sotme e Kuvendit Kombëtar demokrat është nul, pasi u shmangën Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Ai tha se Basha vendosi me kokën e vet të mbledhë forumin më të lartë vendimmarrës të PD-së në një kohë kur studentët protestojnë prej disa ditësh për të drejtat e tyre. Sipas tij, mbledhja e Kuvendit Kombëtar u bë për të eklipsuar protestën e studentëve. Arsye këto, të cilat, tha Kulluri, e çuan atë drejt tërheqjes nga kandidimi për t’u rizgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

“Nuk është mbledhur as Kryesia as Këshilli kombëtar për të mbledhur Kuvendin. Nga kjo pikëpamje ky Kuvend është nul. Fare lehtë po ta çosh në Gjykatë, nëse do kemi gjyqtar që nuk varet as nga Rilindja dhe as nga z.Basha, do ta rrëzonte normalisht. Bashës i kemi thënë jep dorëheqjen që t’i hapësh rrugë një gare, ai ngriu. U rizgjodh përmes një kandidati përballë që s’dihet se ku është tani. Sot doli një zonjë dhe tha që një pjesë e atyre këtu, punojnë për Edi Ramën. Po të shihje atë dokumentarin sot aty, dukej qartë që Lulzim Basha kishte fshirë historinë e Partisë Demokratike. Dukej sikur historia e PD niste dhe mbyllej me Lulzim Bashën.

PD sot dhe Sigurimi i Shtetit dje nuk punon me ligj. Të fusnin në burg kot. I kam propozuar Këshillit Kombëtar të PD një statut të ri. Arsyeja pse Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD është për të sfumuar protestën e studentëve dhe për t’iu fshehur kësaj proteste. Kuvendi sot nuk ka pasur kuorum. Nga 7 mijë delegatë, kanë marrë pjesë vetëm 2500. Pra, që nga data kur u mblodh, kuorumi e gjithçka është farsë aty”, tha Kulluri.

Zgjedhjet e ardhshme vendore të qershorit 2019, tha Kulluri, PD nuk fiton dot më shumë se 7-8 bashki. Sipas tij, PD po shkon drejt një katastrofe elektorale.

“Sido që të jetë, PD nuk merr më shumë se 7 ose 8 bashki. Kjo do jetë një katastrofë elektorale. Basha nuk jep dorëheqjen as po të mbetet i vetëm në PD. Ta dinë demokratët, kjo e sotme na bindi plotësisht, se i vetmi synim i Bashës është për ta mbajtur PD-në në opozitë. Sa më shumë trembet Edi Rama, aq më shumë e mbyll PD-në Basha. Sa më i fortë bëhet Rama, aq më trim bëht brenda PD-së Lulzim Basha. Le ta dijë, as të mos i shkojë në mendje të afrohet te studentët. E kanë bërë të qartë ata se nuk kanë besim te politika. Po të kishte besim te opozita, studentët nuk dilnin në shesh, por i bashkoheshin opozitës”, tha Kulluri.

Edhe zgjedhjet në degët e PD, tha Kulluri, u zhvilluan përmes një procesi jo transparent, ndërsa u zgjodhën drejtues dege ata që kanë humbur zgjedhjet në në të kaluarën./a.meta

Next Post
Kryebashkiaku Veliaj intervistë për BBC World Service, prezanton transformimin e Tiranës

Kryebashkiaku Veliaj intervistë për BBC World Service, prezanton transformimin e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In