• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj intervistë për BBC World Service, prezanton transformimin e Tiranës

by Java News
15/12/2018 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuari special i kësaj të shtune në “BBC World Service” në Londër, për të folur para dëgjuesve të gjigantit mediatik britanik për ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti shqiptar, por veçanërisht për masat lidhur me uljen e përdorimit të makinave dhe nismën për rritjen e cilësisë së ajrit, si mbjellja e 2 milion pemëve të Pyllit Orbital.

 Për rreth një orë transmetimi radiofonik, Veliaj diskutoi me gazetarin e BBC World, Julian Worricker dhe gazetaren e njohur, Stefanie Bolzen, për të cilët shpjegoi se përfshirja e fëmijëve në fushatat “green”, siç ishin Ditët pa Makina apo ndërtimi i këndeve të lojërave, solli ndryshimin e shumëpritur në mentalitetin e të rriturve.

 Ai tha se avokatët më të mirë të shumë prej nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës janë pikërisht fëmijët. Falë tyre dhe Ditëve pa Makina, të rriturit u “dorëzuan” duke lënë automjetet e tyre në shtëpi. “Si politikan, ti rrethohesh nga ekspertë që të thonë fokusohu te votuesit, pasi nëse i mban ata të lumtur mund të kesh mundësinë e rizgjedhjes. Por, unë pyes: e gjithë kjo bëhet për zgjedhjet e ardhshme apo është gjithashtu një sfidë për gjeneratat e ardhshme? Ndaj, në shumë nga sfidat tona ne përfshijmë fëmijët. Ata nuk janë votues, nuk janë taksapagues, por nuk kanë as dogma. Kur organizuam Ditët pa Makina, kjo ishte diçka shkatërruese për prindërit, të cilët u binin pa pushim borive të makinave. Por, fëmijët i donin Ditët pa Makina dhe kur u kthyen në shtëpi pasdite, thanë se ishte diçka e mrekullueshme të bëje xhiro me biçikletë përreth qytetit, ishte e mrekullueshme të luaje me skateboard apo të patinoje nëpër Tiranë. Kështu, publiku u përfshi në këtë nismë. Ndaj, mendoj se përfshirja e fëmijëve si një element kyç i përfshirjes civile ktheu mendjet e disa prindërve që në asnjë mënyrë tjetër nuk do t’i kishin lënë makinat e tyre”, u shpreh Veliaj.

Ai u ndal gjerësisht në politikat e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e mjedisit, ku falë planit urbanistik të hartuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri, qyteti i Tiranës do të rrethohet shumë shpejt me 2 milionë pemë. “Arsyeja pse kemi filluar “Tirana 2030” me arkitektin Stefano Boeri është sepse ai na njohu me idenë e mrekullueshme për pyjet vertikale. Ndaj, thamë pse të mos kalojmë nga ideja e një pylli vertikal, në idenë e një Pylli Orbital, të vendosim limitet e qytetit, të mos shkatërrojmë më, të shtojmë hapësirat e gjelbra”, tha Veliaj. Falë kontributit të qytetarëve dhe shumë kompanive private, sezonin e shkuar u mundësua mbjellja e rreth 126 mijë pëmëve, një objektiv që pritet të tejkalohet këtë sezon.

“Ne u përballëm me faktin se qytetet me makina nuk mund të përballojnë 2 milionë pemë. Por, një ditë menduam: po sikur të gjithë fëmijët e qytetit tonë të mbjellin nga një pemë për ditëlindjen e tyre? Po sikur ta bënin këtë edhe për përvjetoret e prindërve? Apo në kujtim të gjyshërve të tyre? E nisëm pak a shumë si një lojë të qytetit, ku vitin e kaluar mbollëm 126 mijë pemë. Këtë vit kemi të njëjtin synim, por duke përfshirë të gjithë qytetin”, shpjegoi Veliaj.

Por, nismat e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e mjedisit nuk përfundojnë këtu, pasi kryebashkiaku Veliaj foli edhe për një nga projektet më të dashura për të: transformimi i transportit publik në kryeqytet, ku përparësi do t’i jepet atij autobusëve elektrikë, si një hap i madh përpara për uljen e ndojtjes së ajrit.

I pyetur nga gazetarët për nismat për uljen e ndotjes mjedisore, Veliaj renditi suksesin me ndalimin e qeseve plastike dhe rritjen e përdorimit të makinave elektrike, sidomos atyre taksi. “Nuk ka nevojë që të jesh Londra për të ndaluar qeset plastike. Tirana gjithashtu ka vendosur një tarifë mbi qeset plastike dhe funksionoi. Qytetet janë të obsesuara për të ndërtuar trame me kabuj, kur lehtësisht mund të kalojmë te makinat elektrike ose autobusët elektrikë. Unë e di që tani është një revolucion, autobusët elektrikë po ndryshojnë me orë, sa i përket temës së inovacionit. Më kujtohet kur rritesha në Shqipërinë komuniste, kishim vetëm një telefon fiks në të gjithë katin. Të gjithë ishim të detyruar të shkonim në atë shtëpi për të folur në telefon. Pastaj, në kohën e demokracisë të gjithë u bëmë me telefona, por më vonë doli celulari. Menjëherë bëmë kapërcimin e madh dhe të gjithë sot kanë nga një celular. Ndaj, mendoj se duhet të inkurajojmë hemisferën jugore të globit që të tejkalojë disa nga etapat”, tha Veliaj për BBC World Service./a.meta

Next Post
Aksident në Elbasan, dy automjete përplasen “kokë më kokë”, 4 të plagosur, një rëndë

Aksident në Elbasan, dy automjete përplasen "kokë më kokë", 4 të plagosur, një rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kallëzimi në SPAK është idiot”, Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë grevë…

September 10, 2026
Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

September 10, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

September 10, 2026
“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

September 10, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së

September 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

September 10, 2026
Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

September 10, 2026
Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com